Parlamenti i Maqedonisë voton me 101 vota pro Qeverinë teknike

Parlamenti i Maqedonisë voton me 101 vota pro Qeverinë teknike

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski

Po ashtu Parlamenti zgjodhi edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Pasi LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja arritën marrëveshje që Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski të drejtojë qeverinë teknike kurse Naqe Çulev i propozuar nga opozita të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit Zoran Zaev, Parlamenti maqedonas votoi përbërjen e qeverisë që do të sigurojë ambient demokratik për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 12 prill.

Pasi liderët e BE nuk morën vendimin për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev atë kohë njoftoi se do të propozonte që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare teksa edhe tha se ishte një gabim historik i Evropës fakti që nuk ju hapën negociatat Maqedonisë dhe Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Dorëhiqet Zoran Zaev, pritet formimi i qeverisë teknike


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar