Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
Erisa Xhixho, nënkryetarja e Partisë së Lirisë
Partia e Lirisë njoftoi sot (28 nëntor) se ka depozituar në Kuvend 11 amendamentet e saj në lidhje me Buxhetin e viti 2025, që është parashikuar të kalojë përfundimisht në Parlament në seancën plenare të 3 Dhjetorit, teksa dje mori edhe miratimin nen për nen në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Në 11 amendamentet e propozuara kërkohet një shtesë prej mbi 45 mld lekësh në total.
Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho, e cilësoi një “buxhet antisocial të qeverisë” dhe që “i varfëron akoma më shumë qytetarët shqiptarë” të prekur nga kriza e çmimeve.
Xhixho shprehet se qeveria do ia japë ‘pjesën e luanit’ klientëve të saj, duke lënë pa mbështetje pensionistët dhe shtresat në nevojë. Theksohet se 777,2 mld lekë do shkojnë për projektet korruptive PPP dhe sektorë si arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen.
“Ndërsa pensionistët tallen me një rritje 25 lekë në ditë dhe shtresat në nevojë injorohen, buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të sjellë shërbim shëndetësor më të mirë, arsim më cilësor, rritje pagash apo mbështetje për fermerët”, tha Xhixho.
Në fund ajo paraqit edhe 11 amandementet, që nënvizon se nuk i shërbejnë “oligarkëve të Edi Ramës”.
Xhixho propozoi shtesa fondesh për pensionet me 16,2 mld lekë, 6 mld lekë për rimbursimin e barnave, 2 mld për aparaturat onkologjike, po kaq për kërkimet shkencore, 1,5 mld lekë për arsimin bazë, 1,2 mld për arsimin e mesëm dhe 1 mld lekë për atë Universitar. Gjithashtu 5,6 mld lekë për Përkujdesin social, të papunët, personat me aftësi të kufizuar, 1,5 mld për subvencionet e Bujqësisë e fermerët, si dhe 7,9 mld lekë për rritjen e pagave që nga nisja e vitit 2025.
Deklarata dhe 11 amendamentet e depozituara në Kuvend nga partia e Lirisë:
“Buxheti i vitit 2025 varfëron akoma më tej qytetarët e prekur nga kriza e çmimeve. Qeveria do t’u japë pjesën e luanit klientëve të saj, duke lënë pa mbështetje pensionistët e shtresat në nevojë. Plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP, ndërsa sektorë si arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen.
Ndërsa pensionistët tallen me një rritje 25 lekë në ditë dhe shtresat në nevojë injorohen, buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të sjellë shërbim shëndetësor më të mirë, arsim më cilësor, rritje pagash apo mbështetje për fermerët.
Duke e konsideruar buxhetin e ri si buxheti më antisocial i sjellë ndonjëherë në Parlament, Partia e Lirisë ka përgatitur 11 amendamente, me bindjen se përmes tyre, buxheti të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo siç është planifikuar nga qeveria: në shërbim të klientëve dhe oligarkëve të Edi Ramës.
Lista me 11 amendamentet:
1- Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë
2- Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi
3- Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre
4- Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë
5- Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit
6- Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm
7- Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar
8- Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit
9- Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme
10- Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar
11- Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 1327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Miratohet bonusi i fundvitit, shpërndarja nis javën II të dhjetorit! Kategoritë, kush merr 100 e kush 150 euro! Përfitues pensionët, fëmijët jetimë dhe ushtarakët në pension të parakohshëm
27 Nëntor, 11:11
-
Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!
26 Nëntor, 18:33
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Buxheti 2025/ Xhixho e PL: Thellon varfërinë, pjesa më e madhe e parave te punët publike, sepse vidhen më lehtë! Rajoni pensione dyfish nga Shqipëria
22 Nëntor, 16:06
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45