Partia e lirisë: Të ndalojë projekti i inceneratorit të Tiranës

Partia e lirisë: Të ndalojë projekti i inceneratorit të Tiranës

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka u shpreh sot në një deklaratë për media se, “me veprimin e pak ditëve më parë të SPAK, u tregua e qartë arsyeja pse kërkesës për informacion të Partisë së Lirisë, Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë, refuzuan disa herë t’i përgjigjen”.

“Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe të pandërprera nga Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të Partisë së Lirisë dhe Këshilltarët tanë në Bashkinë e Tiranës, edhe sot e kësaj dite Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë fshehin informacionin”, theksoi ajo.

Caka u shpreh se, Partia e Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka kërkuar vazhdimisht që të ndalojë projekti i inceneratorit të Tiranës.

“Këshilltarët e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të vijojnë të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie”, tha ajo.

Deklarata e plotë

Me veprimin e pak ditëve më parë të SPAK, u tregua e qartë arsyeja pse kërkesës për informacion të Partisë së Lirisë, Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë, refuzuan disa herë t’i përgjigjen. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe të pandërprera nga Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të Partisë së Lirisë dhe Këshilltarët tanë në Bashkinë e Tiranës, edhe sot e kësaj dite Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë fshehin informacionin dhe nuk i dalin dot për zot veprave të tyre korruptive dhe kriminale, me inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliajt sot i është arrestuar krahu i djathtë, Taulant Tusha, i cili është dhe drejtori më i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës.  I rikujtojmë qytetarëve se bashkëpunimi i ngushtë i Erion Veliajt me Taluant Tushën nuk është i rastësishëm, pasi në vitin 2009, si kryetar i partisë G99, Erion Veliaj, e ka kandiduar Taulant Tushën me krenari për deputet në Tiranë. Drejtimi i Bashkisë së Tiranës përmes kodit të mafies, dhe bashkëpunimit kriminal mes kryetarit të bashkisë Tiranë dhe drejtorëve të tij, është arsyeja kryesore, pse qytetarët e Tiranës nuk kanë shërbimet që meritojnë, por paguajnë taksat më të larta dhe marrin vështirësitë më të mëdha në jetën dhe biznesin e tyre.

Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti. Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera. Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyr dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.

Për më tepër, Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës dhe të gjithë qytetarët presin që Erion Veliaj të vendoset përpara përgjegjësisë ligjore për këtë krim që ka bërë me dorën e tij. Partia e Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka kërkuar vazhdimisht që të ndërpritet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve dhe të ndalojnë projektin korruptiv të inceneratorit të Tiranës.  Këshilltarët e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të vijojnë të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për çdo krim të kryer nga Erion Veliaj, deri ditën që drejtësia do të bëjë punën e saj.


Lajmi kryesor:

Inceneratori i Tiranës, PD: SPAK të shkojë deri tek kryebashkiaku


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë