Partizani 9 pikë larg, Kukësi shkarkon Cungun, ja kush e merr drejtimin

 Partizani 9 pikë larg, Kukësi shkarkon Cungun, ja kush e merr drejtimin

Armando Cungu

Humbja ndaj Skënderbeut dhe  shkëputja me 9 pikë ndaj Partizanit kanë rezultuar fatale për trajnerin e Kukësit Armando Cungu që është shkarkuar nga detyra. Pas mbledhjes që është zhvilluar sot klubi verilindor ka dalë me një komunikatë ku njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin shkodran për shkak të rezultateve negative.

Drejtimin e skuadrës që mban vendin e dytë në Kategorinë Superiore e ka marrë Ramazan Ndreu që deri më tani mbulonte detyrën e drejtorit të menaxhimit. Ndeshja debutuese për Ndreun do jetë pikërisht ajo ndaj Partizanit të vednit të parë.

Ky është edhe njoftimi i klubit të Kukësit për ndryshimin në pankinë:

Njoftim!
Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.
Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë!
Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, 
i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja