Partizani kthehet në Champions
pas 23 vitesh

Partizani kthehet në Champions<br />pas 23 vitesh
Partizani është gati për shansin e madh. Klubi legjendar rikthehet sot zyrtarisht pas plot 23 vitesh në skenën e Champions League, për herë të fundit merrte pjesë në eliminatoret e kompeticionit elitar në sezonin 1993-1994 në verën pasi fitonte titullin e fundit kampion.

Sezoni që përfundoi të kuqtë nuk e fituan titullin e shumëkërkuar por vendimi i UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut i hapi 15 herë kampionëve dyert e Champions. Kundërshtari ofron një shkallë të lartë vështirësie, Ferencvarosi kampion i Hungarisë është një rival për t’u respektuar, historia që mbart ky klub, i vë të kuqtë para obligimit për një përfaqësim sa më dinjitoz në Europë.

Fytyra e re
Partizani shkon në sfidën e parë me Ferencvarosin me ndryshime të rëndësishme, duke nisur nga trajneri. Në drejtim është italiani Adolfo Sormani që bën debutimin e tij në një ndeshje zyrtare në krye të stolit të kuq përballë Ferencvarosit. Krejtësisht i ndryshuar është dhe reparti i sulmit, Sukaj e Racic nuk janë më dhe tekniku italian përgatit një ndeshje duke mos menduar vetëm për mbrojtjen, pasi mendon të luajë që nga minuta e parë më dy sulmuesit e sapo afruar, Ekuban e Volas. Garancitë nga sezoni i kaluar nuk mungojnë, të tillë mund të konsiderohen emra si Emiljano Vila, Torasa, Trashi apo Atanda e Ibrahimi ndërsa në portë kapiteni Hoxha është një motiv më shumë për të ngrohur zemrat e rritur pritshmëritë e tifozerisë së kuqe. Janë pikërisht ata, tifozët që kaq shumë e kanë pritur këtë rikthim në skenën Europiane. Shansi është absolutisht për të mos u humbur, Partizani i lavdishëm rikthehet pas 23 vitesh në Champions.

Ferencvarosi
Për Partizanin vjen momenti i të vërtetës. Sot në orën 20:00, të kuqtë do të sfidojnë në “Elbasan Arena” skuadrën hungareze të Ferencvarosit, me shpresën se rikthimi në këtë kompeticion pas 23 vjetësh do të jetë fatsjellës për 15 herë kampionët e Shqipërisë. Partizani ëndërron kualifikimin por kalimi i turit të dytë paraeliminator në Champions League pritet të rezultojë një mision shumë i vështirë për skuadrën e Adolfo Sormanit. Kjo për vetë faktin se përballë të Kuqëve do të jetë Ferencvarosi skuadra më e titulluar e futbollit hungarez që në të kaluarën ka spikatur edhe në kompeticionet europiane, madje në sezonin e largët 1964-1965 ky klub ka arritur të fitojë turneun Inter-Cities Fairs-Cup, pasi mundi në finale 1-0 Juventusin. 29 tituj kampion dhe 22 Kupa të Hungarisë numëron në total Ferencvarosi. I themeluar në vitin 1899 nga Ferenc Springer, Ferencvarosi është shndërruar në klubin më popullor dhe më të sukseshëm të futbollit hungarez.

Me qendër në kryeqytetin Budapest ngjyrat e skuadrës janë e bardha dhe jeshilja. Me trajnerin gjerman Thomas Doll në krye Ferencvarosi arriti të fitonte titullin kampion në sezonin e fundit pas plot 12 vjetësh. Te skuadra nga Budapesti luajnë shumë lojtarë të përfaqësueses hungareze madje disa prej tyre morën pjesë edhe në Euro 2016-të. Sipkat mbi të gjithë Zoltan Gera ish lojtari i West Bromwich Albion në Premier League i cili i shënoi edhe gol fantastik, Portugalisë që më pas u shpall edhe kampionia e re e Europës. Të tjerë elementë të rëndësishëm që luajnë për këtë skuadër janë edhe ishi i Stuttgartit Tamas Hajnal apo edhe futbollisti i talentuar i kombëtares ekuadoriane Cristian Ramirez, pa harruar këtu blerjen më të re sulmuesin e krahut Gergo Lovrencsics i cili disa javë më parë la polakët e Lech Poznan për tu transferuar te Ferencvarosi.

Në të kaluarën në Kupat e Europës kjo skuadër është përballur vetëm me një ekip nga Shqipëria dhe ajo ka qenë Tirana që në sezonin 2004-2005 në turin e dytë të Champions League u eliminua vetëm në sajë të golave në fushë kundërshtare nga “The Green Eagles”. Sezoni 2004-2005 është edhe i fundit që Ferencvarosi ka marrë pjesë në Champions League, pasi menjëherë më pas bardhejeshilët patën një periudhë të vështirë nga ana financiare dhe nuk kanë luajtur rregullisht në kompeticionet europiane, madje maksimumi kanë kaluar vetëm 1 tur në Europa League. Megjithatë Ferencvarosi tashmë është rikthyer më i fortë se kurrë, dhe për Partizanin misioni për të eliminuar këtë skuadër do të jetë shumë i vështirë.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn