Berisha 'zapton' zyrën e Bashës, s’tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit, sulmon Alibeajn: Po merr në telefon bazën e PD dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë

TIRANË- Sali Berisha nuk do të tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit dhe procesi zgjedhor në struktura, pavarësisht këmbënguljes së disa prej deputetëve në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që e vendosën si kusht për bashkimin e demokratëve.

Megjithëse fjala “bashkim” është dëgjuar së fundmi nga shumë prej figurave politike të “Rithemelimit”, Berisha me mbledhjen e sotme ku mblodhi vetëm mbështetësit e tij, provoi të kundërtën. Vetëm 1 ditë më parë demokratët ishin mbledhur në kuadër të përpjekjes së kapërcimit të problemeve të brendshme brenda partisë, ndërsa sot Berisha vijoi axhendën e tij.

Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati rreth 3 orë, Berisha nuk i kurseu akuzat në drejtim të Enkelejd Alibeajt, i cili sipas tij po nxit përçarjen, pasi po merr në telefon bazën e partisë dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë.

"Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë, telefoni i Enkelejdit marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengon këtë proces", tha Berisha. 

Berisha tha se në disa degë, siç është Lushnja kanë hasur problematika, e ku ndonëse nuk i saktësoi se për çfarë bëhet fjalë, shtoi se do t'u gjendet një zgjidhje.

"Problematika ka pasur në Lushnje, një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që kanë funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota", shtoi ai.

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit vjen një ditë pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar të PD, e cila zgjati plot 7 orë. Gjatë takimit kishte debate të forta mes Sali Berishës dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka akuzuar Berishën se po vijon që të tregojë mungesë vullneti për zgjidhje, pasi refuzon që të tërhiqet nga zgjedhjet në bazë, nga ku sipas tij nis edhe bashkimi real. Nga ana tjetër, Berisha tha se Alibeaj "shpërdoroi" besimin e Komisionit të Rithemelimit si drejtues i grupit parlamentar, ndërsa shtoi se do të ketë fatin e Bashës.

Video nga mbledhja e Komisionit të Rithemelimit 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Berisha: Alibeaj merr në telefon bazën e PD dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë

 

Sali Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeaj sipas së cilit po nxit përçarjen, teksa tha se disa degë kanë shfaqur problematike, që do të zgjidhen.

"Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë, telefoni i Enkelejdit marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengon këtë proces, shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuar në degë të caktuara do të merren masa që të korrigjohen, pra mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë. Problematika ka pasur në Lushnje, një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që kanë funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota. Unë dhashë një shembull, mund të ketë edhe në segmente të caktuara, ku që procesi Lefter Gështenja, kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë dakord, por nuk e hedhin poshtë, është rënë dakord që të shërbejnë një e nga një dhe ku të gjenden parregullsi të korrigjiohen", tha Berisha.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 14/04/2022 01:21

    IK O SALI IK O SHPELLAR NE SHPELLAT E DRAGOBISE,,,PER ATJE JE TI....LLUMI I KOMBIT...PTU,PTU.PTU....RRACE E KEQE MALOKU...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie