Një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix, do të rikthehet në skenën e “Sunny Hillit” këtë verë.
Ylli holandez është zgjedhur pesë herë si numri një në botë. Garrix ishte pjesë e “Sunny Hill” edhe në edicionin e parë të festivalit më 2018.
Ai njihet për hitet botërore si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”.
Para Garrixit, si ylli tjetër i një prej tri mbrëmjeve të festivalit u prezantua ikona botërore Katy Perry.
Organizatorët në një komunikatë për media, tek kanë prezantuar Garrix-in, kanë thënë se sivjet presin t’u shërbejnë më shumë se 100 mijë pjesëmarrësve.
Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.
Komente








