Pas akuzave për pedofili, ekspozitë me 100 vepra arti për Michael Jackson në Gjermani

Pas akuzave për pedofili, ekspozitë me 100 vepra arti për Michael Jackson në Gjermani

Në muzeun e qytetit Bonn në Gjermani është çelur ekspozita “Michael Jackson: On The Wall”. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar 100 vepra arti nga 70 artistët të ndryshëm, mes të cilëve edhe dy artistët e njohur David LaChapelle dhe Andy Warhol.

Ekspozita është çelur pas premierës së dokumentarit  për Michael Jackson, “Leaving Neverland” me regji të Dan Reed, që doli gjatë këtij muaj në channel 4 dhe HBO. Regjisori në qendër të dokumentarit kishte dy të intervistuar, që akuzojnë popstarin për pedofili.

Dokumentari është mirëpritur me shumë kritika të mëdha, disa radio të njohura në Jug të Amerikës kanë ndalur transmetimin e muzikës së tij, ndërsa pritet, që edhe shumë të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, kundër mbretit të muzikës pop, nëse vërtetohen rrëfimet në dokumentar.  

Familja e tij, e kanë cilësuar këtë dokumentar një gënjeshtër, që bëhet vetëm për qëllime përfitimi pas vdekjes së tij, nga njerëz që për 20 vite të tërë i kanë qëndruar pranë. Michael Jackson u nda nga jeta në vitin 2009.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja