Andrew Tate e ka pësuar sërish, kësaj radhe duke i sekuestruar koleksionin e tij të makinave luksoze.
Autoritetet rumune kanë sekuestruar koleksionet e makinave të shtrenjtave të Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan pak ditë pas arrestimit të tij.
Kjo vjen disa ditë pasi 36-vjeçari i vetë-betuar si "trajner i suksesit" u arrestua së bashku me vëllain e tij nga autoritetet rumune për një hetim të trafikimit të qenieve njerëzore.
Tate, një ish-yll i Big Brother i njohur për pikëpamjet e tij mizogjene, më parë i është referuar grave të martuara si "pronë" që i zotërojnë burrat e tyre
Në pamjet ku Tate flet për feminizmin, ish-kickboksieri pretendon se gratë duhet “të mbyllin gojën, të kenë fëmijë, të ulen në shtëpi, të jenë të qetë dhe të bëjnë kafe”.
Ndërkohë, autoritetet rumune kanë sekuestruar koleksionin e makinave të Tate dhe vëllait të tij që vlerësohet të jetë mbi pesë milionë euro, si dhe kanë sekuestruar një numër ndërtesash, duke përfshirë njërën ku jetonin dy vëllezërit dhe dyshohet se mbanin gjashtë vajza të reja.
Tate, i cili është ndaluar nga një sërë platformash të mediave sociale për shkelje të rregullave të tyre, u arrestua nga policia rumune pasi hyri në vilën ku ai po qëndronte me vëllain e tij javën e kaluar.
Ramona Bolla, e agjencisë kundër krimit të organizuar Diicot, tha se të katër të dyshuarit, përfshirë Tate, do të mbahen për 30 ditë pasi një gjykatës zgjati periudhën e tyre fillestare të paraburgimit prej 24 orësh. Bolla vuri në dukje se vendimi nuk ishte përfundimtar dhe të dyshuarit kanë të drejtë ankimimi.
Tate u nxorr nga sezoni i 17-të të Big Brother në 2016 pasi u shfaqën pamjet e tij duke goditur një grua me rrip – ndërsa ajo iu përgjigj videos duke thënë se sjellja ishte konsensuale.