Vota e diasporës, PS: Në tryezë kemi zgjidhjen konkrete, duhen 84 vota, Rithemelimi: Nuk e duan! Grupi i dialogut thërret KQZ në tryezë

Riaktivizimi i Grupit të Dialogut pas disa javësh pauzë kristalizoi qëndrimet e opozitës dhe vijën e kuqe të tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Dy ditë pas vizitës së kryeministrit Rama me shqiptarët e Greqisë, socialisti Damian Gjiknuri deklaroi se ka paraqitur propozime konkrete në grupin e dialogut me opozitën, për t’i dhënë jetë votës së diasporës, por pa dhënë detaje konkrete

“Partia Socialiste ka qënë promotore e votës së disasporës dhe sot në tavolinë kemi zgjidhje konkrete. Ka një përpjekje për ta mundësuar dhe që do 84 vota që ne nuk i kemi. Nesër kemi thirrur përfaqësues të KQZ, lidhur me 2-3 cështje që kanë të bëjnë me teknologjinë në zgjedhje dhe votën e diasporës. Diskutime vazhdojnë. Vota e diasporës është në Kodin Zgjedhor  do punojmë për ta materializuar më mirë interpretimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese.”- u shpreh Gjiknuri.

Nga ana e saj Opozita e bëri të qartë se kërkesa kryesore do të jetë rikthimi tek marrëveshja e 5 qershorit 2020 për koalicionet dhe listat e hapura dhe  akuzoi mazhorancën se po bllokon qëllimisht votën e diasporës.

‘E kemi thënë qenë fillim që objektivi kryesor i yni është rikthimi te marrëveshja e 5 qershorit. Mazhoranca është kundërshtuese dhe pas asnjë motiv. Partia Demokratike e ka pasur çështje votën e diasporës, Kodi Zgjedhor e lejon votimin e diasporës dhe është PS ajo që ka bllokuar nëpërmjet ministrisë së Brendshme regjistrimin e zgjedhësve. Në 4 vite nuk kanë gjetur kohën dhe mundësinë që të miratojnë rregulla dhe të bëjnë regjistrimin e zgjedhësve.’- tha Rithemelimi.

Por faji duket se mbetet jetim dhe përgjegjësia për mosrealizimin e votës së diasporës kalon nga njëra palë tek tjetra.

Ndërkohë nesër (15 maj) grupi i dialogut do të presë të tryezën e diskutimeve edhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. 

Palët i kanë lënë afat vetes që deri më 1 korrik të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim, por teksa afatet janë shkelur, ende dakordësi nuk ka për çështjet më të nxehta si rikthimi i koalicioneve, listat e hapura apo sistemi zgjedhor.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut