Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt

Ish shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat. Burime për Report Tv bëjnë me dije se po bëhet transferimi për në Tiranë, ku pritet të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Një prej operacioneve më të mëdha për kapjen e Sokol Bodes ka qenë në pikën kufitare të Muriqanit, ku ai ia doli të kalojë jashtë vendit. Së bashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po vuan dënimin me burg për përfshirjen me grupin Habilaj.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizonte se Tahiri kishte lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohej në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
'Vendimtar' për trafikun e drogës drejt Italisë, cili ishte roli i ish shefit të policisë që u arrestua sot në grupin e Habilajve

1660247322_sokolbodee.JPG

Ish zyrtari i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode që u arrestua sot pasi akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj dyshohet se bashkëpunonte me kolegët Jaeld Cela dhe Gjergji Kohila.

Që në nëntor të 2017 u lëshua urdhër arresti për të tre, të cilët aso kohe u arratisën jashtë vendit. Bode dhe Kohilaj kujdeseshin që me mosveprimet e tyre të lejonin trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 12/08/2022 03:10

    Po ky shefi ne berat fshihej? Po ik o loqe jashte shtetit jo dy ore larg me makine

    Përgjigju
  • Shoku Kasem: 12/08/2022 01:02

    Shume keq SPAKu. Nuk futen ne burg njerzit keshtu. Une mbeshtes idene qe Rama dhe bixhdilet e tij ne Kuvend ta ndryshojne ligjin. Ceshte kjo kshu! Spak dhe Gjkko te kene nje radhe: nje Pd, nje Ps, nje Lsi dhe nje polic. Drejte e ka qytetari Kasem. Tashi do thone ca qe ligja nuk ka dallime. Sikur se dime ne. Rrofte shoku Enver.

    Përgjigju
  • Alfons: 11/08/2022 23:29

    Ore car e moret ne qaf sokol boden e shkrete,po car trafiku ka bere sokoli,po car lekesh ka bere sokoli,po ai me nje pal kepuce dhe nje pal pantallona ka qendruar 5-vjet,po ai pa drejtorat e policise jaeld celen dhe perlat cullhain qe bene miliona euro dhe i ndane me sajmir tahirin ,dhe kujtoi dhe sokoli i shkrete se u be deti kos dhe hengri ndonje dreke e gjasme ndihmoi habilajt ,po ku kishin nevoje habilajt per sokolin ata kishin sajmir tahirin dhe si plaste per njeri.

    Përgjigju
    • Alfons1: 12/08/2022 10:37

      O cecua bej ndonje pune,se nuk shtyhet gjith jeta duke ju lepire rilindjes.

    • cecua: 12/08/2022 09:41

      eh mer alfons mo te pifsha dolline dole prap ti... po he o i vrare akoma ne durres je a te kane transferuar

  • Kasem: 11/08/2022 22:22

    O spak po vetem majtas i bete cop po keta qe ishun dhe po bejne cop dhe administraten kinse me fsheh pislliqet e krimet qe kan bere me pare keta qe e shqyen shtetin dhe njerzit e thjesht si e si te tregojne se asgje ka ndodhur para 9 vjetesh a thua se keta vine nga nje planet tjeter? Po si ka mundesi qe skeni guximin minimal ti ngreni akuze? Cfar ju frikeson? Cfar ju mban peng? Jeni per turp e turp e paci

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 12/08/2022 05:53

      Kasemoo,nje jane keta kodoshe pavaresisht se me doren e majte vetquhen te djathte dhe me doren e djathte vetquhen te majte. Pune tabelash ma. Ne Shqiperi prej mbi 70 vjetesh nuk ka te djathte,kurse e vetquajtura e majte zorrthare I eshte qepur krimit e korrupsionit e ska te ndaluar. Keshtu eshte puna Kasemoo,po do kaloj edhe kjo periudhe si gjithe bota Kasemoo.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA