'Këshilli politik s'do mblidhet më'/ Hajdari: Opozita e ka vetë në dorë, reforma do ecë! Gjiknuri: Do e votojmë dhe pa dakordësinë e tyre po qe nevoja

TIRANË- Pas disa javësh për shkak të COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme online! 

Burime i thanë Shqiptarja.com se qëllimi i kësaj mbledhjeje ka qenë informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës!

Kanë qenë dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, që kanë informuar aëtarët mbi ecurinë e Reformës që nga Krijimi i Këshillit politik, pjesë e së cilës ishte edhe opozita jashtë parlamentare dhe deri në momentin e ndërprerjes së punimeve për shkak të COVID-19. Në përgjigje të deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më, pasi presin përgjigje nga 5 propozimet që kanë bërë, të dy bashkëkryetarët kanë qenë në të njëjtën linjë! Gjiknuri i ka quajtur kontradiktore, duke thënë se nuk e ka të qartë mesazhin që ka dashur të thotë, megjithatë thekson se kjo se mazhoranca në bashkëpunim me opozitën parlamentare i ka votat dhe po të jetë nevoja do e miratojnë në kuvend pa bashkëpunimin e tyre. Edhe Rudina Hajdari dha se opozita e ka vetë në dorë një gjë të tillë, por edhe ajo theksoi se kjo reformë do të ecë përpara.

Afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje online. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
LSI: Mazhoranca kërkon sabotimin e punës së 'Zgjedhores', Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit

Petrit Vasili, si përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik ka bërë fajtor bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri për peullimin e punës së kësaj tryeze politike. Sipas tij, ky Këshill duhet të ishte mbledhur online, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

"Gjiknuri të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik.Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës. Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik.

Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre. Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit. E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve.

Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja", shkruan LSI.

Ora 11:28
Gjiknuri: Deklaratat e opozitës për Këshillin politik kontradiktore! Do e votojmë reformën edhe pa dakordësinë e tyre po qe e nevojshme (VIDEO)

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Reformës, bashkëkryetari Damian Gjiknuri i ka quajtur deklaratat kontradiktore të opozitës sa i përket mbledhjes së Këshillit, duke thënë se nuk e ka të qartë nëse opozita jashtëparlamentare do të vijojë bashkëpunimin apo jo! Megjithatë, Gjiknuri ka bërë me dije se në rast se opozita nuk do të zgjedhë bashkëpunimin, kjo reformë do të miratohet në Kuvend me votat e mazhorancës dhe të opozitës së re.  

"Të organizohet puna e mëtejshme, ky duhet të jetë afati i fundit, se është pikë themelore për integrimin në BE. Prandaj kam thënë që opozita jashtëparlamentare duhet ta shfrytëzojë këtë kohë, që t'i japimkohë parlamentit t'i diskutojë. Lëshuan disa mesazhe kontradiktore, e quajnë punën e mbyllur apo jo, dhe a janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Ne duhet ta rifillojmë ku e lamë, dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë reformë. Unë kam bërë kontaktet e mira informale dhe me përfaqësues të huaj për të nxitur dialogun, nuk kam marrë një përgjigje definitive. Parlamenti i ka votat, bashkë me opozitën parlamentare, ky parlament është legjitim. Nuk mund të kthehet në një çek pa skandencë. Nëse ngelet problemi për një datë, edhe pse s'kam parë vullnet, do i drejtohem zyrtarisht PD, që jam gati për dialog, unë do propozoj rifillimin në javën që vjen të Këshillit. Nëse nuk duan të marrin pjesë, le t'ua thonë shqiptarëve. Janë disa pike, administrata zgjedhore, nëse ka një ndryshim loje është heqja dorë e partive politike nga administrimi i zgjedhjeve, ne po diskutojmë. Kolegji Zgjedhor, deri sa të krijohet gjykata e Apelit ku do të trajtohen problemet zgjedhore, ne mendojmë se duhet të zgjedhim gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, edhe këtu kemi divergjenca", tha Gjiknuri.

Ora 11:20
Hajdari: Opozita e ka vetë në dorë për Këshillin politik, por e sigurt që Reforma do të ecë përpara (VIDEO)

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita e ka vetë në dorë nëse do të vijojë mbledhjen e Këshillit politik, por theksoi se reforma do të ecë përpara.

"Ishte thjesht një mbledhje informuese, i informuam për të gjitha propozimet, Kolegji, ndryshimi për kuotën gjinore, propozimet për sistemit, u ra dakord që do ecim përpara edhe me komisionin, do shikojmë si do i miratojmë këtë propozime. Nuk shikoj asnjë problem, është një reformë që ka për të ndodhur se është një detyrim kombëtar, i kemi të gjitha rastet. Nëse nuk mblidhet Këshilli politik, e kanë në dorë vetë. Bashkëpunimi me ta ka ecur mirë, kemi rënë dakord për pjesën dërrmuese që ata kanë propozuar tani është çështje votimi, Këshilli i ka dhënë propozime, të gjitha janë duke u shqyrtuar nga ekspertët, ajo që është e rëndësishme është që ne të jemi transparent, sipas standardeve kombëtare. nuk mund të zgjedhim një Kolegj Zgjedhor me gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, do zgjedhim modelim më të mirë. Konsensusi është fjala kryesore sa i përket Reformës Zgjedhore. Beteja për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, ai parlament është i diktuar nga dy kryetarët e partive, Jam gati që Shqipëria të ecë përpara, Reforma duhet të përfundojë njëherë e më parë", tha Hajdari.

Ora 11:03
Mbaron mbledhja online e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Mbaron mbledhja online e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari raportuan për ecurinë e punës për Ref. Zgjedhore.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 06/05/2020 15:28

    Kete radh ska pik nuk do rijsjqiperia peng i plakut kriminel te cmendur SALI dhe te shum krimineleve te tjer te gjoja opozites (sherbetoret e ruso serbeve)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë