Pas katër vitesh verilindorët kthehen në shtëpi, stadiumi i Kukësit gati, nesër luhet sfida me Laçin

KUKËS- Pas afro katër vitesh në ‘shtegtim’, skuadra e Diego Longos, që ka provuar çdo cep të Shqipërisë teksa rindërtohej stadiumi, do zbresë të shtunën në orën 20:00 në impiantin e ri të futbollit shqiptar “Kukës Arena” në sfidën ndaj Laçit.

Impianti i ri është gati për të pritur ekipin që tashmë ka shkelur fushën e blertë në "Kukës Arena" dhe tifozët. Sipas verilindorëve, fusha dhe stadiumi është perfekte. Ata shprehen të bindur se nesër do ta ‘rrëmbejnë’ fitoren dhe do të bëjnë krenarë tifozët në shtëpinë e tyre.

“Mezi kemi prit që të kthehemi, stadiumi është shumë i bukur, kushtet perfektë. Nesër shpresojmë që ta shpërblejmë me fitore. Ky është një nga stadiumet, me kushtet më të mira që kemi pasur. Nesër i duam gjithë kuksianët në stadium.

Është kënaqësi e madhe, pas një periudhe 4-vjeçare skuadra kthehet sërish në shtëpinë e vet. Mezi presim nesër të luajmë ndeshjen. Do jetë një ndeshje e veçantë se këtë sezon kemi pasur probleme duke luajtur në fusha, nesër jemi ne vendas dhe besoj me padiskutim se fitoja do jetë e jona.

Pas katër viteve që ekipi i Kukësit luan jashtë stadiumit vet është një kënaqësi e madhe që të rikthehemi në shtëpi. Nesër do mundohemi që ta bëjmë një festë shumë të madhe, është një moment i shumëpritur për të gjithë tifozerinë e Kukësit dita e nesërme dhe do mundohemi t’ia shpërblejmë”, shprehen lojtarët për Report Tv.

Trajneri italian Diego Longo në konferencën para ndeshjes tha se synimi i vetëm është fitorja dhe plotësimi i ëndrrës për një vend në zonën e Europës.

“Është një stadium i madh. Kemi luajtur në Kamëz si në parking, ndërsa ‘Arena e Kukësit’ është madhështore. Ndeshja me Laçin është shumë e rëndësishme, gjendja e ekipit është e mirë. Luajmë ndaj një kundërshtari me të cilin kemi vuajtur shumë, por nesër do t’ia kthejmë këtë vuajtje. Europa është objektivi ynë.

Pero Pejiç kthehet në stadiumin me standarde, ndryshe nga shumë vite më parë kur luante në një fushë sintetike e të vogël.

“Ky është një investim i madh jo vetëm në Shqipëri. Është një hap para dhe i shërben shumë qytetit. Në Kroaci prej 20 vitesh nuk është ndërtuar asnjë stadium, ndërsa në Shqipëri për pak vite janë ndërtuar shumë të tillë”.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot