Pas këngëtarit Drake, Kanye West shfaqet me një bluzë me simbolin e shqiponjës dy krenare 

Pas këngëtarit Drake, Kanye West shfaqet me një bluzë me simbolin e shqiponjës dy krenare 

Kanye West dhe Drake

Veshja e një xhakete të kuqe me simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dy krenare, në pjesën e shpinës, e këngëtarit me dfamë ndërkombëtare Drake, bëri bujë kudo që kishte shqiptarë.

Drake u shfaq i veshur me xhaketën e personalizuar me simbolin shqiptar në këngën e tij më të fundit, “Polar Opposites”, e cila është një ndër këngët e albumit “For All the Dogs”.

Edhe më të veçantë këtë rast e bën fakti së ndër rreshta në këngën “Polar Opposites”, Drake përmend Prishtinën. 

Thuhet se ai ia dedikoi këngën një vajze shqiptare me ermin Mariana, duke i shprehur se i ka thyer besimin.

Pas Drake, edhe një këngëtar tjetër amerikan me famë ndërkombëtare është është parë duke veshur një bluze me e cila ka si logo një shqiponjë me dy koka.

Bëhet fjalë për reperin Kanye West. Mediat amerikane thonë se ky veprim është një diss për Drake.

Sipër logos është shkruar fjala “Vultures”, e cial përkthehet shkaba dhe ky është titulli i këngës më të fundit të Kanye West.

Por gjithashtu, sipas mediave, emblema mund të interpretohet edhe si një ndryshim i stemës gjermane, e cila është përdorur nga Gjermania naziste deri në vitin 1935.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2023 01:58

    Vultures jane zogj mishengrenes, zakonisht ushqehen me kerma,i gjen kudo ne bote.Sa per shqiponjen e Kanyes,ajo eshte stilizim gjerman,por kam pare shpesh ne veshje meshkujsh shqiponja te tilla,nuk shikoj asgje te re apo te vecante ne te.

    Përgjigju
  • Penso:: 10/12/2023 20:47

    Vultures ose Avoltoi,janë Shkabat !..por në zonën Vultures të Basilicata në Itali,jetojnë Arbëreshët Shqipfolës...!

    Përgjigju
  • Albani: 10/12/2023 20:14

    Kjo vetëm SHQIPONJË E JONA NUK ËSHTË.AJO AS STILIZIM JO..TURP QË ÇDO GJË E TURPSHME TË KRAHASOHET ME KRENAEN TONË.

    Përgjigju
  • Shkaba: 10/12/2023 18:46

    Jo të gjithë zogjtë që fluturojnë janë shqiponja shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj