'Pas kësaj bota me siguri nuk do jetë e njëjtë', mjeku Kastriot Boriçi: Ja pse Covid-19 është tepër i rrezikshëm (VIDEO)

Në situatën e vështirë të krijuar nga koronavirus në Shqipëri, mjekët kanë treguar se kanë qenë heronjtë e vërtetë të kësaj lufte, e të paktët që njerëzit kanë zgjedhur t'i besojnë. 

Mjeku Kastriot Boriçi me anë të një videomesazhi thotë se bota pas situatës që krijoi koronavirus nuk do të jetë më e njëjtë, ndërkohë që e konsideron një virus vërtet të rrezikshëm që nëse të con drejt spitalit, ka rrezik të madh të të marrë edhe jetën. 

"Fatkeqësisht ështe ai virus pas pandemisë të cilën ka krijuar bota me siguri nuk do të jetë e njëjtë. Në këtë video nuk do të jap shpjegime se cfarë është virusi por me dy fjalë do ju them që është një virus shumë i rrezikshëm, përhapet shumë shpejt dhe në qoftë se vërtet kap njërin nga ne e pacienti shkon në spital rreziku për vdekshëri është shumë i lartë"

Doktori i njohur në video mesazh ka shpjeguar disa prej pikëpyetjeve më të rëndësishme rreth koronavirusit duke parashtruar pyetjen më të rëndësishme që gjithkush ka në mendje: Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lleshi: 23/03/2020 01:08

    O doktorr qe kopjon ça thojne jasht, po nuk e late njerzimin te levizi dhe te punoi sharra uris do e baj kete vend qe mos njifet ma se kush eshte, zoti mallkoft kush e hudhi dhe kush po do te perfitoi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja