Dalën detaje të reja nga ngjarja me të shtëna me armë që u regjistrua një natë më parë në Sarandë pas një konflikti mes të rinjve.

Policia  ka shpallur në kërkim 5 adoleshentë të moshave 15 deri në 18 vjeç, të cilët dyshohet se u përfshinë në përplasjen me 7 të rinj të tjerë të së njëjtës moshë.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë konfliktit që ndodhi rreth mesnatës në lagjen nr.1 është qëlluar në ajër me armë zjarri. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja po hetohet për të përcaktuar rolin e secilit prej të rinjve të përfshirë, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. 

Njoftimi i plotë i policisë 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë: -shpallën në kërkim 5 shtetas të moshave 15-18 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me 7 shtetas të tjerë të këtyre moshave, rreth mesnatës, në lagjen nr. 1, është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve, për individualizimin e përgjegjësisë së tyre, si për dokumentimin e rrethanave të rastit"


Lajmi kryesor:

Konflikt mes adoleshentëve në Sarandë, burime: U qëllua me kallash nga një makinë! 5 të rinj në kërkim