Pas kritikave të shumta dhe debateve është marrë vendimi që shtatorja e Adem Jasharit e vendosur në Prizren më 28 nëntor të rimodelohet.
Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga menaxheri i “Abi Çarshia”, pranë së cilit kompleks është vendosur kjo shtatore.
“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”, ka nënvizuar ai.
Shtatorja e Adem Jasharit, e përuruar të shtunën në ambientet e qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren dhe statuja e Skënderbeut po në këtë qytet janë kritikuar nga shumë qytetarë dhe ekspertë të fushës. Madje është kërkuar edhe heqja e tyre.
Pedagogu dhe skulptori, Ilir Muharremi, është shprehur në një Intervistë për Report Tv se skulptura e heroit tonë kombëtar Skënderbeu dhe e Adem Jasharit duhen hequr dhe ribërë nga e para.
Ende nuk ka një vendim se çdo të bëhet me shtatoren e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
skulptori (piktori) mjerim Heroi I Kombit nje perpunim amatoresh turp!
PërgjigjuShtatorja e Skenderbeut nuk duhet te ribehet nga e para ,te qendroje ashtu sic eshte se simbolizon udheheqesin ne Balle te luftes ne fushen e betejes.....
PërgjigjuNdersa ajo e Adem Jasharit duhet te rindertohet nga e para se duket si Kaubojsat e " Perendimit te Larget" vetem kapelja i mungon duke u bo gati per duel me Kaubojsin tjeter.