Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në SHBA gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së. Në takimin dypalësh, Erdogan dhe Rama kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit.

Kryeministri shqiptar ka zhvilluar disa takime në SHBA, mes tyre edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis ndërsa para nisjes për në Nju Jork u shpreh se do të takonte edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.