Teuta është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë pasi në Elbasan Arena ka mposhtur 2-1 Tiranën. ‘Djemtë’ e detit ishin më të qetë në lojë dhe për këtë arsye arritën të realizonin dy herë në pjesën e parë. Në të dyja rastet ishte Rubin Hebaj, fillimisht pas një rrëmuje në zonë, ndërsa më pas në vijim të goditjes së një penalltie, të cilët Vila nuk e realizoi direkt.
Në pjesën e dytë Tirana do të ringjallej pas daljes me të kuq të Arapit për Teutën në minutën e 66. Kampionët e Superligës arritën të shkurtonin shifrat në minutën e 75, por pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve, deri në fund ky rezultat mbeti në fuqi.
Ky është trofeu i dytë që Teuta i merr brenda një harku të shkurtër kohor Tiranës, pasi pak javë më parë e mposhti në Air Albania për Kupën e Shqipërisë./ Përgatiti Ernest Koçi