Pas takimit dy ditor në Pogradec, kryeministri Rama mblodhi sërish ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, këtë herë në një prej vilave qeveritare në kryqytet.
Mbledhja e cila zgjati përreth dy orë u fokusua tek mënyra se si do të duhet të zbatohet dokumenti ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ në terren.
Kryeministri Rama u ka kërkuar të deleguarëve politikë në qarqe të jenë në krye të këtij procesi dhe të dalin më shumë në zonat e tyre elektorale.
Drejtuesit politikë, së bashku me strukturat e PS-së në qarqe, deputetët dhe kryetarët e bashkive, do të hartojnë një axhendë për takimet me qytetarët për të evidentuar problematikat apo shqetësimet e tyre, jo vetëm individuale, por edhe të karakterit komunitar: rrugë, mbetje apo investime.
Në varësi të dikastereve, ministrave përkatës do t’u bëhen me dije këto shqetësime, ndërsa rruga institucionale për zgjidhjen e tyre do të ndiqet më pas nga një zv/ministër.
Pas takimit, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama sqaroi se gjatë mbledhjes u diskutua edhe për hartimin e ndryshimeve ligjore që imponon platforma e re “Pasqyrë Albania” të cilën e prezantoi disa ditë më parë në Pogradec.
Synimi është që në këtë platformë të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve të cilat duhet të marrin përgjigje brenda dy javësh.
Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.
Një tjetër takim, kryeministri Rama do ta zhvillojë të paraditen e së shtunës me drejtuesit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.
Për shkak të natyrës informale, vendi i takimi nuk bëhet ende me dije, por do të mbahet diku në periferi të kryeqytetit.
Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi i mbajtur sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në fokus të mbledhjes ishte detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.
Po ashtu sipas kryeministrit u diskutua mbi mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore.
Shefi i Qeverisë shtoi se në mbledhje u fol edhe për progresin e bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës sipas tij do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.
Reagimi i Ramës:
Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga
kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,
mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,
si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.
Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor
-
/Evidentoni shqetesimet e qytetareve/thote ky! Hap te gjithe mediat ne leter e vizive,perdite do te gjesh shqetesime.
Përgjigju -
Je mjeshter me keto "mekanizmat", po vetem se zyrat e shtetit nuk bejne asnje pune. Hap kadastrat dhe ver njeri te punoje neper zyra te mbarojne pune njerezit, pa leri keto filma se i kemi pare ...
Përgjigju -
Shum probleme
Përgjigju -
Nuk ka pse te krijosh disa gjera pa vlere, besa apo ca jan kto gjera qe skan efekt. Fundi tend ishte ne momentin qe mbrojte Belinda Ballukun, aty ja bere vetes dhe ataqe besonin tek ty i ke kthyer tashme kunder teje. Ke mbrojtur Mirlinda Karcanaj duke thene se ska shtepi nderkohe apartamente pa fund dhe shum e shum tjera mos te flas per Kumbaron qe ishte turpi dhe perle ajo ": Mos te them se beheshin a sbeheshin 10 turiste ne spanje". Thjesht gjeja qe duhet tbesh esht te dalesh para kryeministris dhe ti kerkosh falje te gjithe atyre qe mblidhen cdo dit aty ne shesh!!! Kjo esht besa qe duhet tbesh, jo fletore pa vlere
Përgjigju -
Shqetesimi nr 1 i qytetareve eshte se jeni nje qeveri e korruptuar ku nje person nuk merr dot leje per nje cati te thjeshte ndersa kurvat qe pastrojne para marrin leje per 20 katesha nen petkun e investitorit strategjik,ne zona ku nuk lejohet me shume se 4 kate.Mbas cdo kulle fshihet nje trafikant droge dhe nje qeveritar byth..ir. Po te kishe punuar me dinjitet 14 vjet nuk kishe pse te kerkoje besen si legen. Besa i jepet atyre burrave qe e meritojne o Rame dhe nuk kerkohet si lapanjoz.
Përgjigju -
Dorëheqje duam, s'duam të na zgjidhësh hallet. E ke qarë këto 13 vjet, të mbeti ta rregullosh tani. Bashkohu me shokët e tu në qeli.
Përgjigju -
Revolucion mbarekombetar Besa e vetme perndyshe Shqiperia do vdes per 20-30 vjet
Përgjigju -
Vetem revolucion per keta qelbesira me rroga 20 x pensiionet. Kane ngritur nje shtet-oligark. Si noushteti politik, ashtu dhe ai gjyqesor. Jane ber njësh dhe I kan hyp ketij populli.
Përgjigju









Komente
Komento