Pas Metës e Ruçit, Schütz takim 'lamtumire' dhe me Kryemadhin

Pas Metës e Ruçit, Schütz takim 'lamtumire' dhe me Kryemadhin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.

Siç njofton zyra e shtypit, Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por dhe për të tërhequr investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare e cila do të sjellë hapjen e vende të reja të punës.

Gjithashtu bëhet e ditur se kryetarja e LSI shprehu mirënjohjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Më herët Schütz zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire: 25/07/2019 19:09

    Ja ka keshillu meta do qe gruas ti riten meritat hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia