Pas Metës, edhe PD kundër integrimit/ Propozimi që zhbën reformën në drejtësi: Disa gjyqtarë të zgjidhen pa veting!

Pas Metës, edhe PD kundër integrimit/ Propozimi që zhbën reformën në drejtësi: Disa gjyqtarë të zgjidhen pa veting!

Oerd Bylykbashi

Një ditë pasi Presidenti i Republikës thirri një protestë kombëtare në datën 2 mars, protestë e cila do të mbahet vetëm pak ditë përpara se Samiti i Zagrebit të diskutojë për hapjen e mundshme të negociatave të anëtarësimit, Partia Demokratike rikthehet të bojkotojë reformën në drejtësi.

Ditën e sotme, në tryezën e përbashkët të reformës zgjedhore, përfaqësuesit e PD ngritën një propozim që mund të shndërrohet në një pretekst për braktisjen e re të tryezës dhe institucioneve, çka do të rikthente një situatë konfliktuale në politikën shqiptare.

Kjo, sepse për PD, gjyqtarët që do të bëhen pjesë e Kolegjit Zgjedhor, instancës më të lartë që mbikqyr mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nuk duhet që detyrimisht të kenë kaluar vetingun.

Një lëvizje e tillë ngre dyshime se pas propozimit të PD fshihet qëllimi për të emëruar në këtë instancë njerëz të kapur, të cilët e kanë të pamundur të kualifikohen nëse kalojnë në sitën e vetingut.

Një propozim i tillë është qartësisht i papranueshëm dhe në pritje të zhvillimeve të reja, rrezikon të shndërrohet në një “mollë” të re sherri, përmes të cilës PD mund të justifikojë bllokimin e reformës zgjedhore, një kusht thelbësor për avancimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Një tjetër qëndrim që tregon mungesën reale të vullnetit të Partisë Demokratike për të gjetur kompromis është kushti që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një qeveri tranzitore.

Vendosja e kushteve të pamundura për t’u realizuar është një taktikë që duket se ka si qëllim të vetëm rikthimin e vendit në kohë një vit më parë, në momentin e protestave të dhunshme që u shndërruan në një argument kryesor për partitë euroskeptike në Europë, për stopimin e procesit të integrimit.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste u shpreh e gatshme të konsiderojë një numër propozimesh të tjera të paraqitura ditën e sotme në takim, si disa propozime për rolin e policisë në zgjedhje, raportimet, ruajtjen e rendit publik rreth qendrës së votimit, e një numër ndryshimesh mbi akte ligjore e nënligjore në fuqi./Lexo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri