Bes Kallaku është një nga aktorët më të mirë të humorit shqiptar. E kemi parë në skenë prej shumë vitesh teksa na ka bërë të qeshim dhe të gjithë e këmi pëlqyer. Mirëpo Besi ju fut edhe muzikës, duke sjellë bashkëpunime të ndryshme që korrën gjithashtu sukses.
Por artisti nuk ndalet, ai paska edhe një passion tjetër të fshehur. Bes Kallaku është i dashuruar me futbollin dhe është aktivizuar me ekipin e Lezhës. Siç mund të shihet në foton e mëposhtme ku ekipi që militon në Kategorinë e Parë ka publikuar lojtarët e federuar, mes tyre është edhe Besart Kallaku.
Foto e publikuar nga FK Shënkolli, Lezhë
Kjo është eksperienca e dytë e Bes Kallakut në futboll, pas aktivizimit disa ndeshje me Mamurrasin. Nuk dihet nëse ai do të luajë për pasion apo ka nënshkruar ndonjë kontratë me presidentin Artan Djala.
Humbje kohe qe mirreni me nje cop budall
Përgjigju