Pas ndarjes me ish burrin e Kim Kardashian, modelja tregon problemet me shëndetin mendor:  Pi kanabis për t’u qetësuar

Pas ndarjes me ish burrin e Kim Kardashian, modelja tregon problemet me shëndetin mendor:  Pi kanabis për t’u qetësuar

Kanye West dhe Julia Fox

Aktorja, shkrimtarja dhe modelja Julia Fox e di mirë se si të duket bukur, Por së fundmi, 32-vjeçarja ka folur hapur për sfidat që po kalon me veten pasi i ka dhënë fund historisë së dashurisë me Kanye West, ish burrin e Kim Kardashian. Në një video të shpërndarë në Tik Tok, Fox thotë se nuk ka treguar më parë problemet me shëndetin mendor, por zbuloi se vuan nga çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) që është një gjendje e zakonshme e shëndetit mendor ku një person ka mendime obsesive dhe sjellje kompulsive.

Për këtë ka gjetur zgjidhje tek kanabisi. Fox thotë se e ndihmon me OCD, por jo me çrregullimin tjetër, atë të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes, i njohur si AHDH.

“Nëse nuk konsumoj kanabis, filloj të numëroj. Pra, kanabisi qetëson OCD-në, por nuk ndihmon me problemin e produktivitetit me ADHD-në,” thotë ajo.

Sipas Klinikës Mayo, ADHD përfshin "një kombinim të problemeve të vazhdueshme, të tilla si vështirësia për t'i kushtuar vëmendje, hiperaktiviteti dhe sjellja impulsive" dhe mund të rezultojë në "marrëdhënie të paqëndrueshme, performancë të dobët në punë ose shkollë, vetëbesim të ulët dhe probleme të tjera".

"Ka qenë shumë e vështirë. Kam periudha të produktivitetit të madh ku më duket sikur drejtoj botën dhe ndihmën e pamposhtur. Herë të tjera më duket sikur nuk lëviz dot," thekson ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'