Pas rebelimit të Prigozhin, Putin s’është i paprekshëm! Trupat Wagner nuk ndeshën rezistencë gjatë kryengritjes

 

Pragu i luftës civile në Rusi që u shfaq të shtunën gjatë rebelimit të Wagner që nisi marshimin drejt Moskës, shihet nga analistët si një sinjal I fortë që ka tronditur pushtetin e Putin. Pasiguria e shfaqur nga Putin gjatë rebelimit të Prigozhin të shtunën, ka bërë që ruset të mendojnë se mund të këtë edhe president tjetër veç tij. Për ekspertët Wagner është një monstër e krijuar nga vet Putin.   

Kryengritja e grupit mercenar Wagner ishte rebelimi i një monstre të krijuar vetë, shkruan gazeta gjermane Tagesschau në një analizë të saj. Vladimir Putin prej vitesh ka mbështetur krijimin e ushtrive private në Rusi, dhe trupa Wagner ka qenë më madhja dhe më e forta mes tyre. Për Putin ky ishte një konstrukt i përshtatshëm për një kohë të gjatë. Një trupë e trajnuar mirë rekrutësh që përdoret në konflikte apo vende te tjera për të forcuar ndikimin e Rusisë dhe pretendimet e saj strategjike. Në të njëjtën kohë Rusia mund të mohonte, se ishte pjesë në këto konflikte.

Por lufta kundër Ukrainës e ktheu trupën Wagner në një faktor të brendshëm politik. Kreu i saj, Jevgeni Prigozhin rekrutoi luftëtarë në burgje dhe e ndihmoi me forcat shtesë ushtrinë ruse. Por ndërsa Prigozhin nuk mund të kontrollohej më, konflikti me drejtuesit e ushtrisë ruse që nga vjeshta ishte në shkallëzim e sipër- deri në sulme me gjasë të ushtrisë ruse ndaj ushtarëve Wagner - një konflikt që të shtunën u përshkallëzua në mënyrë dramatike. 

Në më pak se 24 orë trupat e Prigozhin, iu afruan Moskës rreth 200 km dhe nuk ndeshën në ndonjë rezistencë të madhe. Nuk dihet, nëse marshimi i tyre do të kishte vazhduar me këtë ritëm, por baza të rëndësishme ushtarake, si në Rostov, ushtarët e Wagner arritën t'i marrin pa probleme të mëdha. Një arsye për këtë është, se ushtria ruse e ka në Ukrainë një pjesë të madhe të ushtarëve apo në rajonet kufitare, por tregues edhe sesi është gjendja e mbrojtjes brenda vendit duke I gjetur trupat ruse të papërgatitura. Kryengritja është dështim edhe për shërbimet informative, ata me sa duket nuk arritën të identifikonin kryengritjen të shtunën

Nga Rostovi dhe Voroneshi të shtunën nuk pati kundërshtime të trupave të Prigozhin, ku në mediat sociale videot treguan më shumë njerëz që i përshëndesnin trupat dhe shprehnin miratimin për ta. Edhe pse këto video s’mund të verifikohen ato janë sinjal se trupat dhe Prigozhin shihen si një alternativë për të pakënaqurit në Rusi. Një faktor mund të jetë që Prigozhin e shfaqte veten gjithmonë në front, ndryshe nga drejtuesit e ushtrisë ruse. Trupat e Prigozhin perceptohen në Rusi si luftëtarë brutalë të suksesshëm dhe ultranacionalistë.

Putin i ka ndjekur për disa muaj pa komentuar pretendimet e ngritura nga Prigozhin dhe kritikat e ashpra kundër ushtrisë ruse të bëra publikisht. Ditën e revoltës ai as nuk e përmendi me emër Prigozhin dhe trupat e tij, kur foli për "thikën pas shpine". Tani ata duhet të integrohen, si ishte e planifikuar, në ushtrinë ruse, nëse e duan këtë. Putin në këtë konflikt u paraqit i pavendosur dhe hezitues, ndryshe nga imazhi i liderit të vendosur që ai paraqet dhe që bën shumë ta ruajë.

Deri tani pushteti i Putinit bazohej në premtimin e stabilitetit: një shtet pak e shumë funksionues, që qytetarëve të tij pak a shumë u ofron një nivel të caktuar sado minimal të jetesës, ndërsa qytetarët e linin atë të bënte politikën e vet. Por ky model ka pësuar çarje. Putin mbështetej tek shërbimet informative zyrtare dhe jo zyrtare ka qenë deri tani faktori balancues mes interesave konkurruese, edhe ky model nuk funksionon më si më parë, si e tregoi edhe kryengritja e Prigozhin, edhe pse ai sipas fjalëve të veta nuk drejtohen kundër Putinit, por lidershipit të ushtrisë. Presidenti rus, sipas vlerësimeve të vëzhguesve do që të rizgjidhet vitin e ardhshëm. Për këtë ai ndryshoi edhe kushtetutën në vitin 2020. Me kryengritjen e së shtunës kundër Putinit mundësia e fundit të regjimit të tij është për qytetarët më e dukshme.


Lajmi kryesor:

Putin flet pas revoltës së grupit Wagner: Ushtria jonë shpëtoi Rusinë nga shkatërrimi! Përpjekjet për të shkaktuar destabilizim dështuan! Prigozhin: S’doja të rrëzoja presidentin rus


M.T/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki