Pas ‘shpërthimit’ nga trekëndëshi dramatik i BBV, më në fund reagon Bora! Si e priti moderatorja romancën e përfolur?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Trekëndëshi i romancës televizive është bërë ‘telenovela’ e fundit më e ndjekur e shqiptarëve. Disa prej tyre të ingranuar, disa në pozicione kritiku e ca të tjerë asnjëanës, media rozë krahas qëndrimeve arriti të ‘zbarkojë’ në çdo cep të vendit. E teksa pritej të kishte një reagim nga protagonistja e konsideruar nga ndjekësit si viktima e kësaj ndodhie, Bora Zemani ka bërë një reagim i cili dukej se do të ishte i vetmi në një postim në Instagram. ‘Ju lutem qetësohuni!’, e nis Bora shkrimin e saj në përpjekje për të sheshuar zërat që ‘gumëzhijnë’ jo pak nëpër rrjet e jo vetëm.

Nëpëmjet postimit moderatorja e njohur përpiqet të ‘negociojë’ me publikun duke nënkuptuar se nga kjo histori nuk ka një personazh negativ e as pozitiv dhe se çdo njeri është i lirë të ndjejë pa qenë i gjykuar.

‘Ju lutem qetësohuni!!!

Edhe Donaldi është njeri… edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij.

Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni.

As unë nuk po e bëj!!’, shkruan Bora Zemani.

Postimi i Bora Zemanit në InstaStory

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?



×

Lajmi i fundit

John

Pas përjashtimit të Spahos, Salianji caktohet drejtues politik i qarkut të Korçës për PD-në