Vatikani zyrtar ka konfirmuar se kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, më 28 - 30 nëntor të këtij viti do të vizitojë Turqinë dhe kjo do të jetë vizita e tij e gjashtë zyrtare jashtë vendit që kur është zgjedhur në krye të Vatikanit. Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, njoftoi se papa Françesku do ta vizitojë Turqinë me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Patriarkut Ekumenik Bartolomeun, dhe po ashtu njoftoi disa nga detajet e vizitës.
Sipas Lombardit, papa Françesku do të mbërrijë në Ankara me datën 28 nëntor dhe së pari do të vizitojë Anitkabir, mauzoleun e themeluesit të Turqisë Kemal Ataturk. Pastaj është planifikuar pritje solemne nga ana e presidentit Erdogan. Papa po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin Davutoglu dhe presidentin e sektorit për çështje fetare në Turqi, Mehmet Gormez.
Të shtunën do të shkojë në Stamboll, ku do të vizitojë Muzeun e Shën Sofisë, më pas Xhaminë Blu të Sulltanit Ahmet. Papa Françesku më pas do të mbajë meshën në katedralen katolike të Shpirtit të Shenjë.
Në pasdite, ai do ta vizitojë edhe kishën e Shën George dhe të takohet me Patriarkun ekumenik ortodoks Bartolemeu. Papa Françesku do të bëhet Papa i katërt që e ka vizituar Turqinë, dhe para tij e kanë vizituar, Papa Pali VI (1967), Papa Gjon Pali II (1979) dhe Papa Benedikti XVI (2006).
Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com