VenezuelëVetëm pak orë pasi Delcy Rodriguez mori zyrtarisht detyrën e Presidentes së Venezuelës, të shtëna të shumta me armë zjarri shëprthyen pranë rezidencës presidenciale Miraflores në Karakas.

Sipas informacioneve paraprake hapja e zjarrit nga ana e ushtrisë erdhi për shkak të dronëve që po fluturonin mbi ndërtesë, të cilët nuk janë specifikuar nëse ishin dronë të përdorimit civil apo ushtarak.

Venezueliania “El Nacional”, duke cituar burime të informuara mbi ngjarjen, raporton se të shtënat do të kishin ndodhur për shkak të keqkuptimeve mes funksionarëve të sigurisë.

Deri më tani autoritetet nuk kanë raportuar zyrtarisht të plagosur, arrestime apo dëme materiale dhe nuk kanë konfirmuar asnjë version të ngjarjes. Pas ngjarjes ndërtesat qeveritare të Karakasit, në Venezuelë, u evakuan.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur një gjueti ndaj bashkëpunëtorëve të dyshuar të operacionit amerikan që çoi në arrestimin e Maduros.

Sipas një dekreti që hyrë në fuqi të shtunën por të publikuar vetëm dje, të gjitha forcat e policisë federale, shtetërore dhe bashkiake urdhërohen të identifikojnë persona që dyshohet se kanë mbështetur veprimin e forcave speciale të SHBA-së.

Disa media amerikane, kanë raportuar se ushtria amerikane mund të ketë marrë mbështetje në terren, edhe brenda rrethit të ngushtë të Maduros, me një burim që dyshohet se ka ofruar informacione mbi lëvizjet e tij

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Presidenti i Kolumbisë: SHBA-të si nazistët, duan të kolonizojnë Amerikën Latine

1767597701_gustavopetro.webp

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ndjekin një politikë të jashtme që synon kolonizimin e vendeve të Amerikës Latine, duke e krahasuar ekspansionizmin e supozuar të Uashingtonit me atë të Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit.

Petro iu përgjigj në X një postimi nga kandidatja presidenciale kolumbiane, Paloma Valencia, e cila vlerësoi veprimin ushtarak amerikan, duke pretenduar se kishte hapur një mundësi për një Venezuelë të lirë, shkruan La Stampa.

"Nëse mendoni se një grua e pafajshme kolumbiane, venezuelianë të moshuar dhe ushtarë të rinj që bëjnë detyrën e tyre duhet të vdesin, atëherë do të mendoni të njëjtën gjë për popullin kolumbian nëse kërcënimi i Trump bëhet realitet. Kjo është thjesht tradhti", shkroi kreu i shtetit të Kolumbisë.

Sipas Petros, Doktrina Monroe, një udhëzues historik i politikës së jashtme të SHBA-së, synon të transformojë republikat sovrane të Amerikës Latine në koloni", duke shkelur të gjithë rendin e së drejtës ndërkombëtar".

"Është e njëjta doktrinë Lebensraum e përdorur nga Hitleri dhe që shkaktoi dy luftërat botërore", shtoi ai.

Ora 13:40
Pekini për arrestimin e Maduros: SHBA po imponon rregullat e saj mbi ligjin ndërkombëtar

1767557977_ap25008145169862.jpg

Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara për imponimin e rregullave të veta mbi të drejtën ndërkombëtare dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe gruas së tij Cilia Flores, të ndaluar në Shtetet e Bashkuara pas operacionit ushtarak në Karakas.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, dënoi atë që ajo e quajti një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe stabilitetit ndërkombëtar të Venezuelës, shkruan La Stampa.

Mao përsëriti mbështetjen e Kinës për popullin venezuelian në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe të drejtave të tyre, duke mbrojtur Amerikën Latine dhe Karaibet si zona paqeje.

Zëdhënësja theksoi gjithashtu se të gjitha vendet duhet të respektojnë rrugët e pavarura të zgjedhura nga popujt e tyre dhe t'i përmbahen parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara", me "fuqitë kryesore të thirrura për të udhëhequr këtë përpjekje".

Lidhur me njohjen e Delcy Rodríguez si presidente e zgjedhur e Venezuelës, Mao sqaroi se Pekini respekton sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, dhe për këtë arsye çdo vendim të miratuar nga qeveria venezueliane në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet kombëtare.

Ora 11:55
"Shqetësim i thellë për operacionin e SHBA-së në Venezuelë"! OKB: Është minuar e drejta ndërkombëtare

1767697073_okb.jpg

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për operacionin e SHBA-së në Venezuelë që çoi në kapjen e Nicolas Maduros.

OKB duke paralajmëroi se ndërhyrja minoi qartë një parim themelor të së drejtës ndërkombëtare, shkruan La Stampa.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, deklaroi në Gjenevë se "Shtetet nuk duhet të kërcënojnë ose të përdorin forcë kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të asnjë shteti".

Ora 10:20
Presidentja e re e Venezuelës në listën e të sanksionuarve nga Mbretëria e Bashkuar, por Maduro mungon!

Delcy Rodriguez. Nicolas Maduro

Delcy Rodriguez është betuar si presidente e Venezuelës pas arrestimit të Nicolas Maduros gjatë operacionit amerikan që ndodhi në fundjavë.

Ish zv/presidentja ka qenë një personazh kontroversial për rolin e saj në regjimin e Maduros. Sipas Sky News, ajo rezulton të jetë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe është ende në listën e sanksioneve.

Arsyeja e renditur është: “Ka baza të arsyeshme për të dyshuar se veprimet e saj në Komisionin Presidencial dhe më pas si presidente e Asamblesë Kushtetuese kanë cenuar demokracinë dhe ligjin në Venezuelë, përfshirë uzurpimin e pushteteve të Asamblesë Kombëtare dhe përdorimin e tyre për të shënjestruar opozitën dhe për ta ndaluar që të marrë pjesë në procesin politik.”

Vihet re se Nicolas Maduro nuk është në listën e sanksioneve. Sanksionet janë financiare dhe ngrijnë asetet e të përfshirëve në të. Në listë shfaqen emrat të tjerë të qeverisë së Maduros dhe pasuesve të saj.

 

Ora 09:25
Fitoi Nobelin për Paqen, Machado thotë se ia dedikoi Trump-it: Besoj se e meritonte!

Maria Corina Machado

Maria Corina Machado thotë se 3 janari “do të hyjë në histori si dita që drejtësia mposhti tiraninë.”

Ajo tha se sapo mësoi se kishte fituar çmimin Nobel për Paqen, “ia dedikoi Donald Trump-it sepse beson se e meritonte.” “Për shkak se ky çmim është i popullit venezuelas, sigurisht duam t’ia japim atij dhe ta ndajmë me të”, shtoi më tej.

Liderja e opozitës tha se e besonte përpara arrestimit të presidentit Nicolas Maduro dhe ngjarja vetëm justifikoi bindjen e saj. “Nuk është e madhe vetëm për popullin venezuelas dhe të ardhmen tonë, por mendoj se është një hap gjigant për njerëzimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor”, tha ajo.

Machado u shpreh se nuk ka komunikuar me Trump që prej tetorit: “Dua të them sot, në emër të popullit venezuelas se sa mirënjohës jemi për vizionin e tij kurajoz… veprimet historike dhe sjelljen e Maduros para drejtësisë.”

 

Ora 08:24
Evakuohen ndërtesat qeveritare në Karakas/ Të shtënat me armë, për shkak të konfuzionit mes forcave të sigurisë

1767684529_karakas.JPG

Ndërtesat qeveritare në Karakas u evakuuan pasi u raportua për të shtëna me armë gjatë natës pranë pallatit presidencial të Miraflores.

Sipas transmetuesit kolumbian Caracol, ministritë dhe ndërtesat qeveritare të vendosura në në qendër të Karakasit janë evakuuar, shkruan La Repubblica.

Bizneset dhe lagjet pranë vendit të të shtënave janë mbyllur për shkak të emergjencës.

Të shtënat me armë ndodhën si rezultat i konfuzionit midis forcave të ndryshme qeveritare në qytet.

Dronët e agjencive shtetërore po kryenin mbikëqyrje në kryeqytet, por garda presidenciale nuk kishte dijeni.

Ata vazhduan të qëllonin mbi ta, përpara se të njoftoheshin se kujt i përkisnin.

Ora 07:38
Udhëheqësja e opozitës venezueliane: Do kthehem në Venezuelë, Delcy Rodriguez refuzohet nga populli

1765618711_mariacorinamachado.jpg

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, duke folur për Fox News, tha se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez është një nga arkitektet kryesore të torturës, persekutimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës në vend.

Rodriguez, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Uashingtonin, ishte zëvendës presidente e Venezuelës kur Maduro ishte president, shkruan La Reppublica.

Machado pohoi se Rodriguez refuzohet nga populli venezuelian dhe se votuesit ishin në anën e opozitës.

“Në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë me mbi 90% të votave, nuk kam asnjë dyshim për këtë", theksoi Machado.

Machado është larguar nga vendi, pas persekutimit nga Nicolas Maduro. Në vitin 2025, ajo fitoi çmimin Nobel për paqe.

Machado përshkroi gjithashtu vizionin e saj për Venezuelën, duke u zotuar ta kthejë Venezuelën në qendrën energjetike të Amerikave dhe të çmontojë strukturat kriminale që kanë dëmtuar qytetarët. Ajo u zotua të kthejë në shtëpi miliona venezuelianë të detyruar të largohen nga vendi.

Ora 07:15
"Nuk jemi në luftë me Venezuelën"! Trump: S'ka zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, na duhet kohë

1767452659_AP25262755599124.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha NBC News se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Venezuelën, pasi forcat amerikane zhvilluan një operacion, që çoi në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores.

Megjithatë, Trump nuk e përjashtoi një sulm të dytë dhe shpjegoi se nuk beson se miratimi i Kongresit është i nevojshëm, shkruan La Reppublica.

Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve, ai sqaroi se nuk do të ketë zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, sepse duhet kohë.

"Ne duhet ta rregullojmë vendin së pari. Nuk mund të kesh zgjedhje. Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të votojnë", tha udhëheqësi amerikan në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve muajin e ardhshëm.

"Jo, do të duhet kohë. Ne duhet ta shërojmë vendin", shtoi ai.

Ndërkaq, të shtëna me armë zjarri u raportuan pranë pallatit presidencial Miraflores në Karakas mbrëmjen e së hënës duke shkaktuar panik vetëm disa ditë pasi Nicolás Maduro u arrestua pas një operacioni të fshehtë amerikan.

Në disa nga videot që qarkullojnë në mediat sociale, shihen kolona me automjete ushtarake dhe të blinduara.

Disa burime pohojnë se të shtënat filluan pasi dy dronë u panë mbi Pallatin Presidencial. Frika nga një ndërhyrje e re amerikane thuhet se bëri që personeli i vendosur për të mbrojtur ndërtesat qeveritare të reagonte dhe të vendoseshin armë kundërajrore.