
Pas takimit që zhvilloi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Zaida Çobo, nëna e të miturit të dhunuar nga policia dhe publikimit të një video false se ishte me armë, është tërhequr nga padia për shpifje dhe cenim imazhi të saj që bëri kundrejt Ardi Veliut.
Në një prononcim për Report Tv, Çobo shprehet se është tërhequr nga padia ku Veliu i nxori video me armë false në Komisionin e Sigurisë.
Në padi Çobo kërkoi 1 mln lekë dëmshpërblim, por pas ndjesës publike dhe personale të marrë nga Ardi Veliu, ajo është tërhequr nga padia.
"Arsyeja e tërheqjes vjen pasi jam e surprizuar nga veprimi i drejtorit Ardi Veliu pasi pavarësisht se më kërkoi një takim dhe më kërkoi falje fakti që ai e beri dhe publike më çliroi akoma më shumë nga ky moment i vështirë që kam kaluar. Ndihem e gëzuar që kërkoi ndjesë për atë çka bëri dhe ndihem më mirë tani që ai keqkuptim është sqaruar me drejtorin Veliu", tha Çobo për Report Tv.
Megjithatë Zaida Çobo sqaron për Report Tv se nuk tërhiqet nga padia për dhunimin e djalit të saj 15-vjeçar nga policia pse theu karantinën.
Lajmi kryesor:
I publikoi videon me armë, Ardi Veliu takon nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia: I kërkova ndjesë personalisht! Zaida Çobo tërheq padinë ndaj tij
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Ngjarja e paprecedentë në spitalin e Dibrës/ Report Tv zbardh detaje: drejtoresha i shkoi në zyrë shefit të Financës dhe e goditi me shishe në fytyrë
12 Shkurt, 11:01
-
Korçë/ Publikonin foto e video intime të adoleshentëve, arrestohen 2 vajzat që menaxhonin faqen e Instagramit (EMRI)
7 Shkurt, 19:19
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Tiranë/ Mashtrim, dhunë ndaj babait dhe Policit, 3 të arrestuar
29 Dhjetor 2024, 10:33
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Të miturit në Vlorë mes makinave në rrugë për një sfidë Tik-Toku (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 15:18
-
'Kalbja e trurit‘ dhe media, kohët që po jetojmë
13 Dhjetor 2024, 20:20
-
Shkodër/ Kërcënoi me thikë 13-vjeçarin, nis hetimi për adoleshentin
12 Dhjetor 2024, 14:47
-
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 14:35