TIRANË- Zaida Çobo, nëna e 15 vjeçarit që u dhunua disa javë më parë nga policia, ka paditur drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Çobo kërkon dëmshpërblim prej 1 mln lekë, me pretendimin se është cënuar imazhi i saj.
"Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer dëmi jo pasuror të shkaktuar paditëses nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimi i të dhënave personale në masën 1.000.000 (1 mln lekë)", shkruhet në padi.
Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për të evidentuar veprimet e kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, për rastin e të miturit. Prokuroria ka kërkuar në gjykatë pezullimin nga detyra të efektivit të policisë me inicialet G.N. Gjithashtu, prokuroria po vijon hetimet për evidentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë.
E gjitha ndodhi pas publikimit të videos nga Veliu në Komisionin e Sigurisë të një videoje ku Zaida Çobo ishte me pistoletë, duke thënë "shikoni nga ca familje vjen fëmija", por sipas nënës së 15-vjeçarit ishte pjesë e shkëputur nga një film ku ajo kishte luajtur. Ky veprim solli edhe reagim nga opozita, të cilët i kërkuan edhe të dorëhiqet.
Për shkak të reagimeve të shumta që solli publikimi i kësaj videoje, Veliu kërkoi ndjesë publike, por tha se nuk ka shprehur mirë atë që kishte për të thënë dhe se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti. Edhe kryeministri Edi Rama e quajti gabim. Ai shtoi se Veliu gaboi në rastin e nxjerrjes së videos me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën, por përballë akuzave të opozitës dhe kërkesës për ta shkarkuar, zgjedh drejtorin e policisë.

Padia e Zaida Çobo
-
Ju lutem merrjani personalisht atij dhe jo nga taksat tona. Mjafton qe ky me nivelin qe ka ka marre rrogen kaq kohe, vec te tjerash.
Përgjigju -
Qenkan dhe patriot te dyja palet delviniot.
Përgjigju -
Nuk ndahen keto Policet e Komunizmit. Tamam si Qeveria. Bejne Deni mer ne baze te Biografise. Se ç’lidhje kishte Nena, me dhunen e ushtruar nga Polizia, nje Rumani e merr vesht. Rrofte Çaushesku, posht Ramiz Alia hahahahaha popull kot
Përgjigju -
Veliu, kokra e te paaftit.
Përgjigju












Komente
Komento