TIRANË-Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi ka tentuar të korruptojë policin për t’i shpëtuar gjobës. 31-vjeçari Fation Meta i ka ofruar punonjësve të policisë 3 mijë lekë të rinj, me qëllim që ata të mos plotësonin masën administrative për OASh për drejtuesin e automjetit i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë është konstatuar nga punonjësi i Policisë Rrugore se mjeti tip Mercedes Benz me drejtues G. H , 36 vjeç po kryente lëvizje në mënyrë të çrregullt në rrugë dhe pasi është ndaluar nga punonjësit e policisë i janë kërkuar dokumentat e mjetit dhe lejen e drejtimit, si dhe i është nënshtruar testit të alkoolit .
Pas kryerjes së dy testeve të alkoolit rezuktoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për këtë do paraqitej në OASH.
Fation Meta i cili ishte dhe pasagjer i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore dy kartmonedha me prerje 2000 dhe 1000 lekë të reja, me qëllim që të mos gjobitej dhe të mos dilte në komision drejtuesi i mjetit.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Polici 1: Përshëndetje, një e nga një letrat. Do bëjmë një test alkooli
Polici 2: Fryji fort, vazhdo të lutem
Shoferi: S'kam më frymë
Polici 2: Vazhdo o zotëri të lutem
Pasagjeri: Urdhëro siguracioni o shef
Polici 3:Çfarë është kjo?
Pasagjeri: Siguracioni
Polici 3 Çfarë janë këto brenda?
Polici 2 –shoferit: Fryji të lutem
Polici 2: 0.41 mlg/litër e ka testin e parë
Polici 2:0.39mlg e ka testin e dytë
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO