New York Times: Pasaportat e vaksinimit nuk do të ndalojnë përhapjen e pandemisë

New York Times: Pasaportat e vaksinimit  nuk do të ndalojnë përhapjen e pandemisë

Derisa vaksinat e coronavirusit të shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe kombet të bien dakord për standartet e imunizimit, pasaportat e vaksinimit nuk do të ndalojnë përhapjen e Covid-19. 

Më shumë se 448 milionë doza të vaksinës së koronavirusit janë shpërndarë në të gjithë botën, dhe në disa vende fushatat e imunizimit po u lejojnë njerëzve të rifillojnë jetën pothuajse normalisht. Në Izrael, ku pothuajse 50% e popullsisë është imunizuar, rezidentët mund të tregojnë një " pasaportë jeshile' - provë se janë vaksinuar-për të hyrë në restorante, teatro dhe palestra. Bashkimi Europian dhe Kina kohët e fundit njoftuan versionet e tyre të pasaportave të vaksinimit. Ndërsa certifikatat e vaksinimit mund  t'i lelojnë mbajtësit e tyre që të futen në biznese brenda një vendi, qeveritë gjithashtu po shpresojnë t'i përdorin ato për të rregulluar udhëtimet ndërkombëtare.  

Por në pjesën më të madhe të botës, vaksinat e koronavirusit janë në mungesë dhe në disa raste plotësisht të padisponueshme. 

Ndërsa qeveritë, kryesisht në vendet e pasura, këmbëngulin të përdorin pasaporta vaksinash për të zbutur kufizimet, ato rrezikojnë të mbështeten në një sistem të fragmentuar që mund të ketë efektin e kundërt të shtrirjes së pandemisë. 

Përpos pasaportave të vakisnave që po përgatiten në Europë dhe Kinë, Forumi Ekonomik Botëror po punon me një grup të quajtur ' Projekti i Përbashkët' në një sistem për dokumentimin e vaksinimit të Koronavirusit. IBM po zhvillon një 'pashaportë digjitale të shëndetit' dhe Shoqata Ndërkomëbtare e linjave ajrore, një shoqatë tregtare për industrinë e linjave ajrore, po zhvillon një aplikacion për smartphone që do t'i sigurojë pasagjerëve informacion mbi kërkesat e testimit dhe vaksinimit. 

Mandatimi i pasaportave të vaksinave për udhëtime ndërkombëtare sjell disa sfida. Ligji ndërkombëtarë i lejon shteteve që t'i kërkojnë vizitorëve të provojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjeve si ' ethet e verdha' ( një sëmundje virale tropikale që transmetohet nga mushkonjat).Por vaksinat e koronavirusit janë të reja dhe jo të gjitha janë autorizuar për përdorim në të gjithë botën. Asnjë nga vaksinat e disponueshme aktualisht në Shtetet e Bashkuara nuk është bërë nga një kompani kineze.

Shtetet e ndryshme mund të vendosin të pranojnë prova vetëm të vaksinave të miratuara për përdorim brenda kufijve të tyre. Kina tashmë ka thënë se pasaporta e saj e vaksinimit  do të lejojë hyrjen e të huajve vetëm nëse ata kanë marrë një vaksinë kineze. 

Vaksina e Oxford-Astrazeneca po përdoret në 86 shtete, por nuk është miratuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara. Dhe vaksinat e administruara në disa kombe mund të mos jenë efektive ndaj varianteve të reja që shfaqen brenda ose jashtë vendit. 

Këto cështje duhet të adresohen në një shkallë globale dhe qeveritë duhet të shfrytëzojnë rastin për të trajtuar këto pyetje në takimin e Asamblesë Botërore të Shëndetit të OBSH në maj.

Sistemet e pasaportave të vaksinave duhet të qartësojnë se cilat variante do të pranohen dhe ato duhet të pajisen për të azhurnuar kërkesat e imunizimit kur udhëzimet nga  institucionet e shëndetit publik ndryshojnë.

Këto sisteme gjithashtu duhet të parandalojnë shtetet që të refuzojnë në mënyrë arbitrare pranimin e certifikatave. Pa konsensus ndërkombëtar, ne rrezikojmë shkeljen e ndarjeve politike, me kërkesa jo  konsistente që mund të zgjasin më tej pandeminë. Pasaportat e vaksinave që u mundësojnë qytetarëve të disa kombeve që të udhëtojnë ndërkombëtarisht  ndërsa miliona të tjera presin për vaksinimin do të shërbejnë vetëm për të thelluar pabarazitë globale.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë shpallur plane për një pasaportë vaksinimi. Amerikanët që vaksinohen marrin një çertifikatë që tregon datën dhe llojin e vaksinës që kanë marrë, por ato çertifikata nuk përdoren si leje kalimi  dhe mund të falsifikohen lehtësisht. Dhe një plan amerikan do të paraqiste një sërë problemesh. Së pari, përhapja e vaksinën në SHBA është përfshirë nga pabarazitë: Njerëzit  me ngjyrë  dhe latinët po vaksinohen në shkallë më të ulët se të bardhët. Së dyti, jo të gjithë mund të vaksinohen. Dozat nuk janë aprovuar për fëmijët, dhe të dhënat për sigurinë e vaksinimit gjatë shtazanisë janë të kufizuara. Pasaportat e vaksinimit do të kenë  nevojë për një mekanizëm që të sigurojnë njerëzit që nuk mund të marrin dozat e vaksinës të mos u mohohen punët, shërbimet dhe edukimi.

Një kërkesë për provën e vaksinimit nga punëdhënësit dhe bizneset do të kishte jo vetëm pengesa etike dhe ligjore por edhe sfida logjistike që lidhen me faktin se si grumbullohen, ruhen,verifikohen dhe mbrohen të dhënat. Bizneset që kërkojnë vaksinime për klientët apo punonjësit do të kenë nevojë për sisteme që rishikojnë pasaportat e vaksinimit, të cilat mund të krijojnë një barrë të konsiderueshme financiare për bizneset në luftë për mbijetesë. Ndërsa shkollat dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor prej kohësh kërkojnë imunizim, shumë kompani nuk kanë pasur kurrë nevojë që të luftojnë me kërkesën për vaksinim. 

Nëse pasaportat e vaksinave vijnë në formën e një aplikacioni për smartphonë, disa njerëz nuk do të jenë në gjendje që t'i përdorin ato. Dhe sigurisht, meqenëse një pasaportë vaksinimi regjistron të dhëna private shëndetësore, një dështim në mbrojtjen e këtij informacioni do të krijonte risk të madh mashtrimit, falsifikimi, diksriminimi dhe shkelje të privatësisë. 

Njerëzit në të gjithë botën presin me padurim për përfundimin e pandemisë dhe ata që vaksinohen presin me padurim që të përfitojnë nga liria që premton imunizimi. Por cdo lëvizje për të krijuar pasaporta vaksinash duhet të koordinohet ndërkombëtarisht dhe duhet të shoqërohet me një qasje të barabartë dhe globale në aksesin e vaksinimit. 

THE NEw YORK TIMES 

Përshtati për shqiptarja.com Migena Çuli. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale