Pasi u largua nga LSI, Luan Rama uron me foton e veçantë Fatos Nanon për ditëlindje: Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë mik

Fatos Nano dhe Luan Rama

Ish-nënkryetari i LSI-së, ka uruar për ditëlindjen ish-kryeministrin socialist Fatos Nanon, i cili sot feston 69-vjetorin e lindjes. Rama ka publikuar një foto, ku shfaqen të dy së bashku shumë vite më parë, ndërkohë që gjen fjalën më të ngrohta për mikun e tij në këtë ditë të veçantë.

‘Për Fatos Nanon, në ditën e lindjes… Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje’- shkruan Rama.

Luan Rama njoftoi pak kohë më parë largimin nga të gjitha funksionet në LSI, duke u bërë kështu zyrtari i parë në radhët e kësaj partie, i cili dorëhiqet pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 prillit. Rama shkruante se si drejtues i duhet të mbajë përgjegjësi edhe në rast se nuk është përgjegjës për këtë humbje.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

"Ç'vaksinim more?! Tensione te Fakulteti i Filologjisë në Tiranë, studentët duan të futen në auditore