Atëhere, kujton Pasku, në ekuipazhin e sajë bënim pjesë rreth 8 peshkatarë. Me rastin e 40 vjetorit te çlirimit të vëndit, u zhvillua një stervitje me anije peshkimi, të cilat u vunë në rolin e mjeteve detare luftarake për të zhvilluar një manover minimi të gjirit të Durrësit. Ekperimentimi i minimit u zhvillua me anijen tonë. Mbi të u vendosen 24 mina detare. Nga 12 copë për cdo krah të anijes. Pasi u vendosen minat dhe u fiksuan me kavo te forta çeliku, anija jonë doli nga baseni i portit dhe u drejtua në një zonë të caktuar të gjirit. Lundruam deri në thellësinë ujore të bregut rreth 30 m. Atje në zonën e kiçit të anijes, zmontuam disa pjesë të anijes dhe pasi u mundesua levizja e lirëshme e minave te ngarkuara ne kuvertë, hodhëm në det 2 mina luftarake. Njëra ne afërsi te zones bregdetare që njihet nga durrsakët si zona e “cekës”, në afërsi të fenerit, ndersa tjetren në afërsi të plazhit të Golemit.
[gallery]22160[/gallery]
Me kujtohet se minat ishin pa djegore. 2 specialistë të ushtrisë i vunë në funksionim duke u montuar djegoret. Ne i morëm dhe i levizëm nepër shinat e posaçme te drejtimit të tyre nga pjesa e kiçit dhe i hodhëm në det. Më pas u kryen edhe shpërthimet e minave. Në mjetin tonë të peshkimit kishin ardhur edhe shumë oficerë madhorë të flotës luftarako detare. Mbaj mend disa prej tyre si Pëllumb Dishnica, Aleko Deda, Jak Mandrea. Anija “ Isuf Molla” ishte e gjatë rreth 29 m dhe në të dyja anët kishin vendosur shina për minat të ngjashme si shina dekovili në miniera. Nga 18 plus 18 m për cdo anë. Nderkohë që në pjesën e kabinës ishte kryer edhe modifikimi mekanik i instalimit të mitrolozëve kunderajrorë 12, 7 mm. Në anije, për tu siguruar gjatë lundrimit, minat qenë siguruar me vida në llamarinën e guvertës dhe qenë riforcuar me kavo çeliku. Me kujtohen se minat qenë fringo të reja. Të grasos. Sa herë që riparohej anija, kujton Pasku, vëmëndje e veçantë i kushtohej edhe rifreskimit te shinave për levizjen e tyre si dhe vëndeve te instalimit të tyre. Ishte planifikuar që minat të futeshin edhe në hambarët e futjes se peshkut. Në atë stërvitje të 45 vjetorit të çlirimit, ne ishim caktuar si anija e parë e armatosur me mina, ndërsa të tjerat qenë në rolin e anijeve ndihmese . Me atë është bërë edhe një stervitje tjetër ushtarake me minahedhese, silurëkapëse etj.
Projekti ushtarak i vitit 1975, kur anijet e peshkimit do të ktheheshin në anije lufte.
Ne vitin 1975 ne Kantjerin Detar te qytetit te Durresit kishte ardhur nje urdhër i vecante sipas te cilit te gjitha anijet e peshkimit do te paiseshin per te sherbyer ne kohe te vecante siç cilesohej koha e luftës. Kjo u shoqërua me punimet suplementare per te kthyer depot e anijeve edhe në depo minash detare si dhe me vendosjen e shinave deri në në pjesën e kiçit të tyre, ku do te rreshqisnin rrotat e karrelit te minave. Këto do të shërbenin për të bërë furnizimin në port të anijeve me minat detare luftarake. Nderkohë që edhe 2 pontilet e Portit te Peshkimit u paisen me shina të cilat janë edhe sot të paprishura. Ndërsa mbi pjesen e bashit te anijeve dhe mbi kamarinat e tyre, do te instaloheshin mitraloze kunderajrore 12.7 mm. Shteti i asaj periudhe parashikonte prishjen me Kinen, duke u nisur edhe nga shenimet e Enver Hoxhes në forme ditari “ Shenime per Kinen” dhe per ketë arësye kërkonte edhe forma efikase të luftes me të gjitha mjetet rrethanore, sic e cilesonte edhe kodi i Arti Ushtarak Popullor. Flotilja e peshkimit e Durrresit, Vlores, Shengjinit dhe Sarandës u aftësuan nga specilistet e riparimit te anijeve per te kryer edhe detyrat luftarake te minosjes së ujrave bregdetare.
Ish ushtaraku i detit Jak Mandrea në atë periudhë ndodhej në Komanden e Shkolles së Lirë Ushtarake të Kantjerit Detar të Durrësit.
Ai thotë se ky urdher erdhi nga Ministria e Mbrojtjes dhe se ishte zbatim i teorive të artit ushtarak popullor që duheshin vënë në zbatim në rast të ndonjë sulmi të armatosur kunder vëndit tonë. Kjo u bë në mënyrë të planifikuar e të organizuar. Ato peshkarexha që ishin të ndertuara më parë u rikonstruktuan, kurse çdo peshkarexhë që do të prodhohej me pas në Kantjerin Detar, atyre do tu vendoseshin të gjitha paisjet për hedhjen e minave dhe për paisjen me mitolozë kundërajrorë 12.7 mm. Kështu u bë. Filloi stervitja fillimisht nepër shkollat e lira, si quheshin në atë kohë dhe pjestarëve të ekuipazheve u kryheshin stërvitje 7 ditore, periudhe kur anijet e peshkimit viheshin në rolin e një anije lufte, po ashtu edhe gjatë gjithë kësaj periudhe bëheshin strevitje të përbashketa me floten luftarako detare dhe u arrit që nga këto anije të rikonstruktuara për kohë lufte, të hidheshin edhe mina faktike në det. Kjo tregoi se gjithçka po shkonte sipas parashikimeve. Kjo u bë në bashkëpunim me ish oficerët e flotes luftarako detare, mes te cileve përmend një nga njerezit më të aftë, që jo vetëm ishte një marinar i zoti, por edhe nje peshkatar i zoti siç ishte Aleko Dede dhe shoket e tijë.
Prodhimi i minave detare “ Jam” në uzinën ushtarake të Poliçanit
Inxhinieri ushtarak Dylaver Dautaj, tregon se në atë periudhe lindi dhe ideja e prodhimit të minave detare në Shqipëri. Megjithese depot ushtarake te shtetit tone kishin mbi 40.000 mina detare, me sa parashikonin specialistet e shtabeve luftarake, sasia e minave që kishin depot e flotes nuk mjaftonte per te gjitha brigjet, pasi mendohej se ato ishin te mjaftueshme ne rast lufte vetëm per të minuar portet e vendit. Pra lindëte detyra për të siguruar me shume për të garantuar me mina të gjithe bregdetin. Për këtë u dha idea e prodhimit te tyre ne vënd sëbashku me disa lloje te tjera armatimi dhe municioni ku perfshihej edhe aftesimi i kapaciteteve prodhuese per të prodhuar deri silurat. Inxhinieri mekanik i specialiteteve të industrisë ushtarake te asaj periudhe nga qyteti i Durresit Dylaver Dautaj, thotë se në kuadrin e këtyre detyrave shteti shqiptar i asaj kohe mori persiper të zhvilloje industrinë e prodhimit të municioneve luftarake për të gjitha llojet e armatimit.
Lidhur me këto projekte Inxh. Dylaveri tregon se ka drejtuar një grup pune për prodhime të aviacionit dhe të detit. Ishim dy grupe,thotë ai, që punonim bashkë. Për detin u realizua mina “Jam” e vogel. Ajo është një minë që qëndron në ujrat bregdetare dhe ka shkrepje elektrike nepërmjet përplasjes me cdo lloj anije. Fillimisht u konstruktua nje minë e vogël, më pas mina e mesme shumë më e madhe, ndersa mina e madhe ishte një sferë e madhe që kishte një diametër mbi një metër. Dhe mbante rrreth 180 kg trotil brënda. Ajo u realizua me spirancën dhe me të gjitha agregatet e saja në mënyrë eksperimentale. U prodhuan rreth 20 copë. U provuan. U moren rezultatet. U projektua teknologjia dhe uzina që do ti prodhonte. Në atë kohë u realizua eksperimenti i prodhimit dhe u krijua besimi që mund ti prodhonim në seri, por shteti u dobësua shumë dhe nuk realizoi fondet për ndertimin e uzinës. Para se të fillonte ndertimi i sajë u bënë edhe pregatitjet e anijeve, natyrisht në atë kohë thuhej se i gjithë populli ishte ushtar dhe të gjitha mjetet ishin për ushtrinë në rast mbrojtjeje dhe anijet e peshkimit filluan të modifikoheshin si anije të cilat do ti hidhnin minat ne det duke përfshirë minat kundër nendetëseve, njekohësisht po beheshin prova për të hedhur edhe predha fluturuese kundër anijeve sulmuese.
1975, viti kur anijet e peshkimit do ktheheshin në anije luftarake
Inxhinieri mekanik i specialiteteve të industrisë ushtarake Dylaver Dautaj thotë se zhvillimi i industrisë prodhuese për të rritur pavarësinë e ekonomisë dhe të mbrojtjeë, shtrohej si një ndër detyrat të asaj periudhe. Ai thotë se në kuadrin e këtyre detyrave shteti shqiptar i asaj kohe mori përsipër të zhvillojë industrinë e prodhimit të municioneve luftarake për të gjitha llojet e armatimit që dispononte vendi, njëkohësisht të prodhohej i gjithë armatimi i lehtë për ushtrinë dhe në vijim armatimi i rëndë. Konkretisht, për prodhimin e minave detare u ngarkua një ekip inxhiniero-teknik në ISP Nr.6 Tiranë. Ky institut qe ngritur me vendim të veçantë me speciliastë të ardhur nga industria civile si nga inxhinieria mekanike, metalurgjike, kimike, elektronike, elektrike, mjekësore etj. Inxh. Dylaveri thotë se ekipet e lartpërmendura kanë punuar me përkushtim, duke shfrytëzuar përparësitë e industrisë vendase, eksperiencat e marra nga industritë e vendeve të zhvilluara dhe shfrytëzimi i literaturës botërore në këto fusha, arritën që të konkretizoheshin shumë projekte. Sipas tij një ndër këto detyra të rëndësishme ishte dhe studimi, projektimi dhe ndërtimi i objektit prodhues (uzinës) për municionin e flotës detare luftarake dhe ajrore. Për këtë, grupet e punës të krijuara, studimin e përqëndruan tek mundësitë si të prodhohej gjithçka duke shfrytëzuar në maksimum lëndët e para të vendit dhe kapacitetet e lira prodhuse të industrisë ekzistuese, me qëllimin e shkëputjes nga importi. Kjo është edhe një pjesë e historikut se si nisi dhe filloi prodhimi i minave tip ”JAM” pasi u zgjidhën më parë problemet dhe vështirësitë teknike të prodhimit të sferës metalike të saj.
Për prodhimin e minave detare në Shqipëri u koperua mes Uzinës së Kombinatit Metalurgjik dhe Uzinës së Poliçanit
Inxh. Dylaver Dautaj thotë se realizimi praktik i prodhimit të konstruksioneve, hasi në vështirësi shumë të mëdha, por me punën e të gjithë stafit të specialistëve inxhiniero – teknikë, të cilet ishin ”asa”, secili në sektorin e vet, u arrit që të realizohen teknika prodhimi të panjohura deri atëherë në vendin tonë, si për shembull, realizimi i sferës së minës së mesme me diametër 1m dhe trashësi çeliku 4mm. Për këtë u kooperua me Uzinën e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. U përdor presa me kapacitet më të fuqishëm në vendin tonë e cila në atë kohë ndodhej në Metalurgjinë e Celikut në Elbasan. Për këtë, thekson Inxh. Dylaveri, vetëm stampa për realizimin e sferës e përbërë nga pjesët (punson + matrice) kishte një peshë prej 10 ton në derdhje gize, e cila u realizua si derdhje në fonderinë e Kombinatit të Prodhimit në Poliçan të Skraparit.
Pas derdhjes , thotë Dautaj, përpunimi mekanik i saj u bë me makineritë metalprerëse të Uzinës Mekanike të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Dylaveri thotë se në vitin 1984 të gjitha eksperimentimet, provat luftarake në det , shoqëruar dhe me projektin e ndërtimit të uzines për prodhimin e tyre në seri, ishin të perfunduara dhe pritej vetëm vendimi dhe fondi nga qeveria e asaj kohe për vënien në zbatim . Ai shton se ka qënë dobësimi i madh i ekonomisë në atë periudhë, që bëri të mundur që ky projekt dhe shumë të tjerë si ky të mos realizohen, por të ngelen në arkivat e ISP Nr.6., ku ndodhen edhe sot.
…Kjo është edhe një pjesë e historikut se si nisi dhe filloi implementimi në anijet e peshkimit te metodave te perdorimit ushtarak te tyre si dhe prodhimi i minave detare ne Shqiperi, ndersa shinat kane mbetur ende aty si një dëshmi e nje historie të shkuar...
Historia: Kinezët,shpikesit e pare te minave detare në shekullin e 14.
Shpikesit dhe perdoruesit e parë të minave detare kanë qënë kinezët. Mina është shpikur fillimisht nga ushtarakët e dinastisë perandorake kineze Han . Ato janë përshkruar në detaje të hollësishme nga oficeri i artilerisë së dinastisë Ming, Jiao Yu, në traktatin ushtarak të shekullit të 14-të, i njohur si Huolongjing. Historiografia ushtarake kineze tregon për përdorimin e eksplozivëve detarë në shekullin e 16-të, të përdorur për të luftuar piratët japonezë (ëokou). Kjo lloj mine detare përbehej nga një kuti druri e hidroizoluar me stuko.
Ka qënë Gjenerali Qi Jiguang i cili bëri disa eksplozivë me shperthim të alternuar për të hedhur në erë anijet pirate japoneze.
Projektuesi i parë europian i minave detare në europë ka qënë Ralph Rabbards, i cili i a paraqiti dizajnin e kësaj mine Mbretëreshës Elizabeta I të Anglisë në vitin 1574. Shpikësi holandez Cornelius Drebbel që ishte i punësuar në Zyrën e Shërbimit të Mbretit Charles I i Anglisë për të prodhuar armë, eksperimentoi nje “vozë lundruese” e cila realisht qëlloi të ishte një dështim. Ky lloj mjeti lufte u provua me sa duket nga anglezët në rrethimin e La Rochelle në vitin 1627.
Minat e David Bushnellit shkatërruan një anije britanike në vitin 1777.
Amerikanët ishin të suksesëshëm në eksperimentimin e minës së parë nëujore. Ka qënë amerikani David Bushnell i cili ka prodhuar dhe minën e parë amerikane detare për përdorim kundër britanikëve në Luftën e Pavarësisë Amerikane. Mina e tijë qëndronte nen ujë e padukëshme dhe me hidroizolim te mjaftueshëm. Ajo ishte e mbushur me eksploziv dhe qe e paisur me nje mekanizëm ndezës. Kur takoi anijen angleze në lundrim , ajo shpertheu dhe u hodh në erë.
Ne vitin 1812 inxhinieri rus Pavel Shilling shpertheu minen nenujore duke përdorur qark elektrik. Kjo tip mine me e prefeksionuar u perdor me sukses në vitin 1854 në mbrojtjen e Kështjellës së Kronshtadit , që e beri te pavlefshëm sulmin e flotës detate Anglo- Franceze.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)