SOLIDARITETI/ Bashkimi Europian konferencë donacionesh për Shqipërinë, Rama: U kërkova të bëhet brenda janarit

SOLIDARITETI/ Bashkimi Europian konferencë donacionesh për Shqipërinë, Rama: U kërkova të bëhet brenda janarit

Bashkimi Europian do të organizojë një konferencë donacionesh për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51 viktima dhe shkatërroi mijëra banesa.

Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen me anë të një statusi në rrjetet sociale e cila shprehet që ka folur me kryeministrin Rama dhe e ka njoftuar për këtë konferencë dhe se Bashkimi Europian do të jetë gjithmonë në mbështetje të popullit shqiptarë.

"Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, dhe e njoftova atë se Komisioni Europian premton 15 milion Euro për të mbështetur popullin shqiptarë. Më tej Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin." shkruan Von der Leyen.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme edhe presidenti Frances Emanuel Macron ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, se është treguar i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit francez. Ai nënvizoi gjithashtu, se në Këshillin Europian javën që vjen, pritet që të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.

Macron tha pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë. “Kam një mesazh miqësie e mbështetjeje për miqtë tanë shqiptarë. Shqipëria është përballur me tërmete të tmerrshme javën e fundit me mbi 50 të vdekur, me mijëra njerëz që kanë humbur banesat e tyre, me familje në zi. Franca ka dërguar që në orët e para ekipe të sigurisë civile që kanë bërë një punë të shkëlqyer siç Kryeministri Rama e evidentoi dje, kur ua tha zyrtarisht dje në vendin e tij. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin teknik.

Dua t’i shpreh Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithë mbështetjen time. Uroj që javën e ardhshme gjatë samitit të Këshillit Europian ne të kemi një qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje dhe dua që të arrijmë të organizojmë një konferencë partnerësh, publike e private njëkohësisht për të organizuar dhurimet për rindërtimin dhe shpenzimet e nevojave të para për Shqipërinë. Franca është krejt e gatshme që ta mikpresë një konferencë të tillë:, - tha Macron

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
'Un caffe'...Rama porosit në lokalin italian, kamarieri i del nga Elbasani: Ou shqiptar (VIDEO)

Teksa ishte ulur në një kafene në Itali, kryeministri Edi Rama ka takuar një shqiptar i cili punonte kamarier. Kreu i qeverisë e ka ftuar të ulet në tryezë me të, teksa i riu nga Elbasani shpreh keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhet vendit, por edhe mirënjohjen për shtetet që kanë ndihmuar vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Në Itali jam që nga 2003, jam nga Elbasani. Më erdhi shumë keq për tërmetin që ndodhi në Shqipëri dhe më bëhet shumë qejfi që Italia dhe shumë shtet të botës kanë ndihmuar", tha i riu nga Elbasani.

Ora 19:47
Rama: Mora konfirmimin për konferencën e donatorëve nga BE, u kërkova të bëhet brenda janarit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali i ftuar në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit. Ai ka deklaruar se është marrë konfirmimi që do të bëhet konferenca e donatorëve nga vendet e BE-së, teksa shtoi se nuk ka një datë, apo ai u ka kërkuar që të bëhet brenda muajit janar.

"Komisonini Europian dha 15 mln e parë, nga portofoli i Komisionarit të zëvendësuar Hahn. Gjëja më e rëndësishme është që konfirmohet konferenca e donatorëve, mundësia për të bërë një kontribut përtej BE-së,e njëjta gjë që do të bëjë Macron. Datën nuk di ta them, por unë u thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit", tha Rama.  

Ora 18:07
15 milionë euro për Shqipërinë, Lulzim Basha  falenderon Ursula Von der Leyen dhe Komisionin Europian

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë një falenderim për Komisionin Europian dhe Presidenten Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit  të 26 nëntorit.

 “Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan kreu i PD.

Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë.

Ora 14:15
SOLIDARITETI/ Brukseli i jep 15 mln euro Shqipërisë pas tërmetit tragjik

Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë. "BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga disa vende të BE-së.

Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar. Gjithashtu kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh" u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Ora 09:52
Bundestagu gjerman do akordojë një ndihmë të konsiderueshme financiare për Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Gesine Lotzsch ka deklaruar se shumë shpejtë Bundestagu gjerman do të shoh mundësinë akordimin e një ndihme të konsiderueshme financiare për rehabilitimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Gjermania, Italia, Franca dhe vende të tjera kanë ndihmuar vendin tonë në kordinim me Kombet e Bashkuara, në  përpjekjet ndërkombëtare të ndihmës.

Gjashtë shtete anëtare të BE kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdari: 04/12/2019 20:39

    O hajdar o idjot komplet DEBIL i ler. U kome tu u komentua o qeni zgjebosur.

    Përgjigju
  • Lyrzim shal ngjitmi: 04/12/2019 20:38

    O lyl shal ngjitmi po se falenderove ti Evropën nuk quhet o derdimen. O lyl 7×7=42

    Përgjigju
  • Stër stër: 04/12/2019 20:35

    O Edi Rama ti boj çfar të duash po me ata njerëz që jan në Shqipri Shwipria nuk bëhet. Se Shqiptarët duan të bien petlla nga qielli që ti han si zotni. Sduan të punojn duan vetëm nga çeveria ti japi çeveria vila makina lluksoze e ata të bëjn jet prall se qdni salhe u tall.

    Përgjigju
  • Tomi: 04/12/2019 20:24

    Ou kaq çudi te takosh nje shqiptar emigrant.Vetem Olsi eshte emigrant ne USA dhe punon ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja