Balena gjigande prej qelqi që qëndron prej 45 vitesh në mes të Muzeut Historik të Natyrës në New York, është pastruar dhe proçesi ka marrë plot dy ditë. Me një peshë prej 9,500 kg dhe një gjatësi prej gati 30 metrash balenës më në fund, pas pastrimit nga stafi, i është kthyer ngjyra e saj blu natyrale, pas heqjes së sasisë së madhe të pluhurit mbi të.

Shefi i kuratorëve të objekteve të muzeut Markosian tregon se balena prej qelqi ka një skelet hekuri dhe ka përmasat e një balene të vertetë. Deri 5 vite më parë pastrimi i saj merrte me tepër se një javë kohë, ndërsa tani me mjetet teknologjike është gjithnjë e më e thjeshtë.

Fillimisht balenës i hiqet pluhuri me një fshesë korenti, më pas lahet me copë të pastër në të gjithë sipërfaqen e saj, duke e shndërruar nga ngjyra gri në blunë e bukur natyrale që e karakterizon. Ajo lahet të paktën njëher në vit dhe gjatë procesit të pastrimit e ndjekin shumë vizitorë të rastësishëm që qarkullojnë nëpër pavizone të ndryshme historike të muzeut.

Balena është realizuar 45 vite më parë dhe në vitin 2002 asaj ju bënë disa ndryshime tek sytë, bishti, barku dhe struktura e saj pasi shkenctarët kishin mësuar të dhëna të reja mbi specien e tyre.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)