Pastrimi politik si slogan për fushatën e ardhshme!

Pastrimi politik si slogan për fushatën e ardhshme!

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha sapo ka hapur kutinë e Pandorës me propozimin e tij pë vetting në politikë. Në të njejtën kohë, i ka dhënë mazhorancës dhe Ramës, moton e fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Dhe me gjasë edhe fitoren. Me po të njejtën shpejtësi me të cilën e propozoi, Basha duket se edhe e tërhoqi, atë që nga shumë u quajt një gafë, gabim foshnjarak, kurth që i bëi vetes, etc. E modifikoi propozimin origjinal, në një gjë pa kuptim dhe e kornizoi në fotografi të rastësishme apo jo, politikanësh me kriminelë.

Dje, sot dhe nesër, e vetmja lidhje e politikës me krimin, është paraja. Lidhje te tjera nuk ka! Për ndonjë lidhje të llojit platonik, askush nuk është i interesuar. Vetting, në vetvete nënkupton verifkim, kontrollim, ekzaminim. Dhe në rastin konkret, nëse do të kontrollosh lidhjet e politikanëve me krimin, e vetmja rrugë është ndjekja e parave. Shiptarët sot fatmirësisht po shohin frytet e këij procesi në systemin e drejtësisë.

Me një shpejtësi që të merrte frymën, gjyqtarë, prokurorë, antarë gjykatash të të gjitha rangjeve, ranë përtokë si bagëti të prekura nga një virus helmues, ngjitës, dhe mbi të gjitha, vdekjeprurës. Ishte shokuese? Po! E papritur? Abosutisht jo! Ishte ajo që dinin  të gjithë. Sikur për asgjë tjetër mos mbahet mend Edi Rama, ai do të kujtohet, si kryeministri, që nisi një proces të vështirë por të domosdoshëm për shkuljen e një sistemi krejtësisht të kalbur, një sistemi jo cfarëdo, po atij më jetik, nga ku fillon ngritja dhe bërja e një shteti prej vërteti.

Kjo ishte motoja e fushatës së tij në zgjedhjet e fundit dhe ja doli, jo vetëm ti fitonte zgjedhjet, por edhe ta fillonte procesin e pastrimit të drejtësisë, pavarësisht gjithë pengesave qesharake të opozitës. Cmenduria e së cilës shkoi deri aty sa të akuzonte ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesit e BE, për të korruptuar, për njerëz që ishin paguar dhe kishin marrë rryshfete, vetëm e vetëm, pse donin pastrimin e drejtësisë në Shqipëri nga rryshfetmarrësit e vertetë.

Vini re; te huajt, jo opozita,  këmbëngulën dhe mbështeten kryeministrin në pastrimin e drejtësisë shqiptare, pikërisht  nga ata, që gratë, vëllain, nipin, dajën, emigrant, i kthyen në lavatrice massive të pastrimit të parave të tyre, të rrjepura nga shqiptarët halleshumë, që për 20 e ca vjet nuk i është dhënë mundësia të njohin dhe ndjekin rrugë tjetër të zgjidhjes së halleve, vec asaj të rryshfetit.

Bagëtitë e drejtësisë, ishin pasuruar gjtihashtu, edhe nga rryshfetet e kriminelëve me vrasje në kurriz, të lënë të lirë për të vrarë sërisht. Janë pasuruar sidomos, nga politikanë të dhjamosur, që kanë përdorur sistemin e drejtësisë për  të zhvatur c’u ka dalëpara. Media, më së shumti e kthyer në përmbledhje Facebook-u, e përmbytur me lajme të rreme dhe fantazira konspirative të sëmurësh, nuk la gjë pa thënë, se Rama, po heq nga drejtësia ato që i prishin punë. Kritikët e tij nuk rreshtën së thëni, ai po kap drejtësinë.

Por as edhe një fakt i vetëm nuk ka vërteuar këtë teori. Askush nuk ka dalë të provojë, se ata qe i kapi sharra e procesit, nuk janë të korruptuar. Të gjithë që kanë ikur, përfshi këtu, turperisht, një ish kryeprokuror, nuk kanë qenë në gjendje të vërtetojnë pasurinë e krijuar. Por politikanët e opozitës së tejbashkuar, gati sa nuk dogjën parlamentin për ti mbrojtur.

Fillimisht, sepse po i ikte mbrojtja ligjore për bëmat e tyre të paligjshme, të shkuara dhe të ardhshme. Me pas, sepse ndoshta e ndjenin, se pas drejtësisë, radhën e ka politika. Radhën, në fakt, duhet ta ketë politika.

Procesi i pastrimit politik, është dhe duhet të jetë, një proces normal, i pashmangshëm, që rrjedh natyrshëm dhe shkon dorë për dorë me pastrimin e drejtësisë. Ironia është, që këtë gjë, e kërkoi vetë Lulzim Basha, kryetari aktual i opozitës shqiptare. Po mos e njihnim, kjo s’kishte pse të na habiste. Po mos e dinim, si dhe nga ka ardhur, kjo sot në konsensus, nuk do quhej një gafë. E tha si e tha, c’pati në mendje kur e tha, kjo, ka pak rëndësi tani.

Basha, i ka dhënë Ramës sot, “armën” dhe moton për fushatën e ardhshme. Pikërisht në momentin, kur Rama s’la gjë pa thënë për të vetët, duke kritikuar pothuaj cdo anëtar të kabinetit të tij e duke shfaqur habinë, s’e c’bëjnë nëpër zyrat e shtetit, gjithë ditën me diell. Idea e Bashës, që kërkon vetting me kushte, nuk ka sens, është thjesht një idjotësi. Po dhe kjo ka pak rëndësi. Rama nuk e la në baltë, dhe ja shpjegoi me detaje se ky proces, nuk funksionon sic ëndërron ai, nuk është një proces selektiv: zgjidh kë do, ler kë s’do, nuk ka lidhje me kush bën poza më të bukura me kirminelë.

Ky është procesi i ndjekjes së parave, të cilat, ashtu si në rastin e drejtësisë, thellohen e zgjerohen tek djali e vajza, motrat dhe vellezërit, nuset e dhëndurët e kunetërit. Në fakt vetting-u politik shqiptar, do ishte gjëja më e lehtë për tu bërë.

Edhe një vetting i përciptë dhe kalimtar, do nxirrte zbuluar, ashtu si në rastin e drejtësisë, gjëra që i shohin dhe dinë të gjithë, ku shtëpia, pronat, makinat dhe veshjet luksoze, nuk shkojnë në përpjestim të drejtë me rrogat e pronarëve përkatës. Eshtë e dukshme, ulëritëse dhe fare e thjeshtë.

Basha, ndoshta i fryrë nga thashethemet e Tiranës, se Rama ka frikë nga vetting-u, propozoi këtë ide të madhe dhe kuptimplotë, të cilës ja mori frymën po vetë, vec dy ditë më pas. Pa e lënë Bashën të  kuptonte gafën, Rama, u vetë-ofrua i pari në këtë proces, bashkë me familjen. E mira do ishte ti shkojë deri në fund dhe tja plotësojë Lulit këtë dëshirë.

Për skeptikët dhe kritikët, që mendojnë se Rama nuk e ka seriozisht, është rasti ti kërkojnë Lulit dhe Monikës, të provojnë të kundërtën. Ti kërkojnë, gjithashtu, të ndjekin shembullin e Ramës dhe të vetë ofrohen, të dytët, të tretët, e kështu me radhë.

Por opozita sot, as formalisht nuk është në gjendje të artikulojë, se është pro asaj që vetë propozoi. Që propozimi erdhi nga ajo, kjo duhet të ishte gjëja më normale.

Që u tërhoq e alarmuar dhe nuk di ctë bëjë, qysh prej momentit, që artikuloi me zë të lartë, frikën e saj më të madhe, ky nuk është më, as problem i Ramës, aq më pak i shqiptarëve. Përkundrazi, kjo është kauza e Ramës dhe sidomos e shqiptarëve.

Nga tani, ministrat e kabinetit të kritikuar nga kreu i ekzekutivit se s’kanë punë, duhet të dalin cdo ditë të mbushin sheshet dhe ekranet, duke i mëshuar idesë më të mirë, që mund të kishin pasur ndonjëherë për fushatë: pastrimit politik.

Deri sa ta bindin opozitën, se kjo është gjëja e duhur në shërbim të atdheut. Në fundit të fundit, të gjithë ata që janë në politikë, supozohet të jenë fillmisht dhe mbi gjithcka, patriotë.

Në rrugëtimin e shkurtër, Rama dhe PS-ja mund të fitojnë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme, madje edhe disa palë zgjedhje me radhë, Por ama, në rrugëtimin e gjatë, mazhorancën dhe opozitën, kryetarët e shtetit dhe kryetarët e opozitës, historia, do ti ngrejë në piedestal./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 10/09/2018 13:35

    Bravo teper sakte,pashe opinionin tim te plote ne c'do rresht te artikullit per kete palo opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës