Del nga spitali Alda Klosi, transferohet drejt paraburgimit! Akuzohet për pastrim parash e fshehje pasurie

Del nga spitali Alda Klosi, transferohet drejt paraburgimit! Akuzohet për pastrim parash e fshehje pasurie

Alda Klosi dhe paratë e gjetura në shtëpinë e saj

Pas transferimit në ambientet e QSUT për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Alda Klosi, nën akuzë për tre vepra penale në lidhje me më shumë se 500 mijë euro të gjetura në banesën e pastrueses së saj, ka lënë pasditen e sotme spitalin. Mësohet se Klosi është transferuar në paraburgimin 325 të grave në zonën e "Ali Demit", duke qenë se gjendja është përmirësuar. Burime nga burgjet pohojnë se Klosi do të mbahet nën vëzhgim mjekësor edhe për disa ditë të tjera në një dhomë të veçantë, për t'u transferuar në vijim në një dhomë të zakonshme paraburgimi.

Klosi pritet të bëj ankim në Apelin e Tiranës për të kundërshtuar masën e sigurisë "arrest në burg" të dhënë nga Shkalla e Parë pasi akuzohet për pastrim parash e fshehje pasurie.

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ‘zhveshi’ nga përgjegjësitë e 400 mijë eurove Alda Klosin dhe ja ‘faturoi’ ato pastrueses Rozeta Dobi, ndonëse kjo e fundit në deklarimin e fundit ka thënë se të gjithë shumën mbi 500 mijë euro ja ka lënë vetë ish zyrtarja për t’i ruajtur. Avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë Alda Klosit, e cila i kishte për kurimin e xhaxhait i cili ndodhet në SHBA dhe është diagnostikuar me tumor.

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklaruar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit