Drejt shkarkimit/ Tom Ndreca në 7 vite bleu 4 shtëpi me kursime, Shqiptarja.com zbardh pasurinë

Anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, i cili sipas organeve të Vetingut, nuk e justifikon pasurinë, rezulton një kursimtar i madh. Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga gjyqtari nga viti 2003 deri në vitin 2017. Tom Ndreca, i njohur si gjyqtari që i dha Lulzim Bashës fitoren në tavolinë për Bashkinë e Tiranës dhe për gjykimin e dosjes së 21 Janarit, ka blerë katër shtëpi me kursimet nga pagat. Banesat i deklaron në harkun kohor nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Në deklaratën fillestare të vitit 2003, Tom Ndreca deklaron se është pronar me 50 % në dy apartamente, secili 2+1. Apartamenti i dytë ka një sipërfaqe prej 120 m2 dhe garazh 18 m2, ndërsa ndodhet në Tiranë. Në vitin 2009, Ndreca deklaron një apartament në Golem, me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 31 mijë euro. Si burim, gjyqtari deklaron kursimet nga pagat. Një viti më vonë, në vitin 2010, Ndreca deklaron një apartament me sipërfaqe 100 m2, me vlerë 6 000 000 lekë. Apartamentin e ka shlyer deri në vitin 2015.

Po gjatë këtyre viteve, Ndreca deklaron kursime vjetore nga pagat që variojnë deri në 17 milionë lekë të vjetra. Ndërkaq, të ardhurat e anëtarit të Gjykatës së Lartë përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes, e cila ka dalë në pension në vitin 2017 si dhe pagat e dy djemve, të cilët punojnë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Djemtë rezultojnë të punësuar në këto organe pas vitit 2011. Gjithsesi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar parregullsi në pasurinë e Ndrecës, duke sinjalizuar në këtë mënyrë edhe mundësinë e shkarkimit të tij nga detyra. Ashtu si Admir Thanza dhe Gani Dizdari, edhe Tom Ndreca është emëruar në Gjykatën e Lartë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Bujar Nishani, pak javë para rrëzimit të Berishës nga pushteti. Nishani propozoi kandidaturën e Ndrecës në prill të 2013, ndërsa Sali Berisha mundësoi miratimin në parlament disa ditë më vonë.

Viti 2003 
Apartament banimi 2+1, pjesa ½, vlera 3 milionë lekë. 
Apartament banimi 2+1, pjesë ½, vlera 2.4 milionë lekë. 
Makinë benz, vlera 300 000 lekë, burimi të ardhurat personale. 

Viti 2004 
Kurime nga paga 250 000 lekë. 
Hua e shlyer, 400 000 lekë. 
Paga 1 050 000 lekë. 
Paga e bashkëshortes, 340 000 lekë. 

Viti 2005
Para cash, 450 000 lekë. 

Viti 2006
Kursime 600 000 lekë. 
Të ardhura nga paga, 1 138 140 lekë. 
Bashkëshortja paga, 516 324 lekë. 
Djali pagë për 5 muaj, 85 000 lekë. 

Viti 2007
900 000 lekë. 
Të ardhura nga paga 1 231 467 lekë. 
Paga e bashkëshortes, 49 300 lekë. 
Të ardhura nga djali, 300 000 lekë. 

Viti 2008
Të ardhura nga pagat, 1 200 000 lekë. 
Tom Ndreca paga, 1 439 440 lekë. 
Të ardhura nga paga e djalit, 300 000 lekë. 

Viti 2009
Apartament në Golem, me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 31 mijë euro. 
Shtesë në kursime familjare, 1 400 000 lekë. 
Pakësim në kursimet familjare, 4 040 000 lekë. 
Paga 1 243 333 lekë. 
Bashkëshortja, 82 775 lekë. 
Djali paga 81 240 lekë. 

Viti 2010
Apartament me sipërfaqe 100 m2, me vlerë 6 000 000 lekë. 
Shtesë në kursime familjare, 1 600 000 lekë. 
Pakësim në kursimet familjare, 1 000 000 lekë. 
Paga 1 251 228 lekë. 
Bashkëshortja paga 909 621 lekë.  
Paga djali 767 136 lekë. 
Detyrim në vlerën 5 000 000 lekë për apartamentin. 

Viti 2011
Shtesë në kursime familjare, 1 700 000 lekë. 
Pakësim në kursimet familjare, 1 500 000 lekë
Paga 1 196 967 lekë. 
Bashkëshortja paga 760 368 lekë. 
Paga djali 200 000 lekë. 
Detyrim në vlerën 3 500 000 lekë për apartamentin. 

Viti 2012
Paga dhe shpërblime si gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 287 108 lekë.
Bashkëshortja Kristina Ndreca paga dhe shpërblime 1 008 898 lekë.
Djali z. Erion Ndreca paga dhe shpërblime neto 811 188 lekë.
Djali z. Erind Ndreca paga dhe shpërblime neto 550 344 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 000 000 lekë ndaj shoqërisë Art-Konstruksion shpk për një apartament bazuar në një kontratë sipërmarrje.
Detyrime të paguara në vlerën -1 500 000 lekë ndaj shoqërisë Art-Konstruksion. 

Viti 2013 
Paga dhe shpërblime si gjyqtar i Gjykatës së Apelit dhe Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 563 524 lekë.
Bashkëshortja zonja Kristina Ndreca paga 821 651 lekë.
Djali z. Erion Ndreca paga dhe shpërblime neto pranë Ministrisë së Drejtësisë 840 000 lekë.
Djali z. Erind Ndreca paga pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme 600 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 300 000 lekë. 
Detyrime të paguara në vlerën -700 000 lekë ndaj shoqërisë Art-Konstruksion. 

Viti 2014 
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. 1 595 860 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga nga Instituti i Gjeo-shkencave, 909 900 lekë.
Djali, Erion Ndreca të ardhura nga paga nga Ministria e Drejtësisë, 846 694 lekë.
Gjenda cash, 1 300 000 lekë.
Detyrim ndaj shoqërisë Art-Konstruksion shpk, për apartamentin tek “Komuna e Parisit”, detyrimi financiar i pashlyer , 500 000 lekë.

Viti 2015 
Paga vjetore 1 576 316 lekë.
Paga e bashkëshortes zonja Kristina Ndreca pranë Institutit të Gjeoshkencës 790 899 lekë.
Paga e djalit z. Erion Ndreca pranë Ministrisë së Drejtësisë 836 655 lekë.
Paga e djalit z. Erind Ndreca pranë drejtorisë Z. V. R. P. P. Vlera 616 536 lekë.
Kursime familjare cash 1 200 000 lekë.
Paguar 500 000 lekë për një shoqëri ndërtimi. 

Viti 2016
Pakësim i gjendjes cash, 4 000 000 lekë. 
Paga vjetore si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, 1 566 462 lekë. 
Kristina Ndreca të ardhura nga mësimdhënia 140 250 lekë. 
Paga e djalit z. Erion Ndreca pranë Ministrisë së Drejtësisë 837 408 lekë.
Paga e djalit z. Erind Ndreca pranë drejtorisë Z. V. R. P. P. Vlera 611 449 lekë.
Kristina Ndreca depozitë bankare, 3 000 000 lekë, nga kursimet. 
Erind Ndreca depozitë bankare 1 000 000 lekë. 

Viti 2017
Gjendje cash krijuar nga kursimet, 1 200 000 lekë. 
Kursime familjare, 800 000 lekë. 
Paga vjetore si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, 1 559 752 lekë. 
Kristina Ndreca pensioni i pleqërisë 381 120 lekë. 
Kristina Ndreca të ardhura nga mësimdhënia 140 250 lekë. 
Paga e djalit z. Erion Ndreca pranë Ministrisë së Drejtësisë 839 342 lekë.
Paga e djalit z. Erind Ndreca pranë drejtorisë Z. V. R. P. P. Vlera 540 734 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 17/07/2018 08:58

    Nuk e di sa e si i ka bër lekët ky, por këto gjyqtar kan marr në qaf një popull të tër. I kam provuar vet në kurriz. Haram i paçi të gjitha.

    Përgjigju
  • zzz: 14/07/2018 13:09

    po na kiet nena ketej me rroge 150.000 ne muaj te deklaruar dhe spo kursejme dot vari lesht. Ky na doli me i zgjuar. Po te besh llogarite e ketij i bie qe ka ngrene buke me djath. ka blere 2 kostume ne 10 vjet. 2 pale kepuce ne 5 vjet. Gruaja si ka lyer asnjehere floket. Dhe nuk kane vajtur asnjehere ne sebepe apo vaki. Puuupptttttuuu

    Përgjigju
  • Tea: 14/07/2018 09:38

    Nese ka vetem kaq sa ka shkruar gazeta eshte normal fare. Me rrogat qe kane familjarisht dhe me kredine per shtepine asgje s le per te dyshuar.

    Përgjigju
  • Talenti gojes: 13/07/2018 22:24

    O talent sa lek ka bo mor pallë mjafton të lexosh me lart jo të shkruash ka... është marr vetingu e ndërkombëtarët ka 2 vjet dhe kan gjet 1 m*t të madh po merren me arreste kunati... shtëpitë janë me rrogë shteti dhe jane 3 jo 4 sic dizinformo shtypi...po lexo o matuf janë 4 frymë në punë me 30mil ne vit të ardhura numro po ke aq shkolle... po ke ndonje gje per te shko të vetingu se të paguajnë për spiun bo dhe noj lek mos bej stërvitje orale në portale kot...

    Përgjigju
    • Prokopi: 14/07/2018 09:22

      Ne mos vetingu eshte Ai lart qe merret me te gjithe ju halet

  • Talenti: 13/07/2018 20:19

    Robttt o plerrr.burgu vetem te shpeton shpirtin.

    Përgjigju
  • Talent: 13/07/2018 20:16

    Aq leke sa ka bo ky,aq njerez ka mare ne qafe ky plena.burgggggg pler burgg

    Përgjigju
  • Talent: 13/07/2018 20:13

    Mbase gaboj qe them,o enver ku je per keta tipa monster.

    Përgjigju
  • Festim: 13/07/2018 18:06

    Ç'farë kërme,paratë stivë zagari.Mjerë njerzit e shkretë ça kanë vujt prej kësaj bishe të pa fryrë. Haram i paç o plehre

    Përgjigju
  • Liu të qiu: 13/07/2018 17:54

    Shikoni se çfar i ka bër Shqipris kryekrimineli salhe duke vën roma për toma prokuror o ZOT sa shum e ke dënuar ktë vënd . Si nuk i dhe dënimin e merituar kryekriminelit salhe .

    Përgjigju
  • Sula: 13/07/2018 17:52

    Te ghithe ne pune shteti . Si ka mundsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat