Pasuritë e paluajtshme, KLSH: Çmimet e larta keqalokojnë burimet dhe shfaqin flluskat

Pasuritë e paluajtshme, KLSH: Çmimet e larta keqalokojnë burimet dhe shfaqin flluskat

Kontolli i Lartë i Shtetit ka sqaruar se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në nivele që ato bëhen të papërballueshme mund të keqalokojë fondet dhe të krijojë një efekt zinxhir në ekonomi me shfaqejn e flluskave. Në një raport që adreson kryesisht efektivitetin e programeve të banesave sociale KLSH ndalet edhe tek tregu i banesave në përgjithësi dhe përballueshmëria e blerjes së tyre.

 “Tregu i banesave lidhet drejtpërsëdrejti me “produktin” që përbën në fakt strehimin social, e cila është banesa, mungesa e së cilës përbën burimin e të qenit i pastrehë. Në njërën anë kemi kërkues për strehim, ndërsa në anën tjetër kemi ofertuesin, bashkinë, por e cila nuk disponon “produktin”. Sipas një studimi, çmimet e larta të banesave keqalokojnë burimet drejt pasurive të paluajtshme, por koston e merr pjesa tjetër e ekonomisë. Ky keqalokim sjell ulje të ndjeshme të ekonomisë dhe prodhon efektin zinxhir të stopimit të ekonomisë me shfaqjen e “flluskave” në industrinë e pasurive të paluajtshme, duke shkaktuar ngërç në të gjithë ekonominë” thuhet në raportin e KLSH-së.

Në këtë kontekst sillet në vëmendje një studim  dhe rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas të cilit në vitin 2014, kriza në sektorin e paluajtshëm solli një kosto në rreth 9.4%të GDP.

“Për të shmangur të tilla risqe dhe për të analizuar përballueshmërinë e banesave përdoret koncepti i “Median Multiple” (çmimi mesatar i banesës pjesëtohet me të ardhurat vjetore bruto). Kjo metodologji përdoret për të vlerësuar dhe matur risqet në tregun e banesave dhe rekomandohet për t’u përdorur nga Banka Botërore dhe nga Qendra për Studimet e Banesave të Universitetit të Harvardit. Që një banesë të kategorizohet si e “përballueshme”, çmimet e banesave nuk duhet të jenë më të larta se 3-fishi i të ardhurave vjetore bruto” vlerëson KLSH.

Nga analiza që i ka bërë ky insitucion situatës në Shqipëri rezulton në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, çmimet e banesave kapërcejnë dhe nivelin ekstrem të të qenit “plotësisht e papërballueshëm”, duke qenë 2 deri në 10 herë më i lartë se ky nivel.

“Më konkretisht për të qenë e përballueshme, për një banesë madje periferike në Tiranë, qytetari duhet të disponojë rreth 1,166 euro të ardhura në muaj që çmimi i banesës të mos kapërcejë 3 fishin e të ardhurave bruto. Nëse do t’i referohemi statistikave të nivelit mesatar të pagave, kjo shumë është sa dyfishi i pagës mesatare mujore bruto për vitin 2018 e cila është 50,568 lekë. Ose thënë ndryshe, vetëm të punësuarit si drejtues administrativë dhe komercialë mund të përballojnë blerjen e një banese” nënvizon KLSH. Një situatë e tillë sipas këtij të fundit  blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat