Specialisti i “Wildlife”, Tim White dhe vajza e tij kanë parë zjarrin dhe kanë dalë nga zyra e Sandusky për të ndihmuar patën. Të dy morën kova uji dhe e shuan zjarrin por pata u dogj rëndë ndërsa përpiqej për të mbrojtur vezët.
Pata është dërguar tek një specialist dhe po shërohet në një qendër rehabilitimi në CASTALIA.
“Ishte një zjarr i vogël por pata ishte ulur drejt e në të. Ajo ishte ulur mbi vezë dhe vetëm donte t`i mbronte ato”, ka thënë White për mediat vendase. Menaxheri i Wild Heather Yount është shprehur se mendon se pata donte ta shuante zjarrin me pendet e saj.
Fillimisht u mendua se pas djegies ajo nuk do të mund të fluturonte më por pas ekzaminimeve të mëtejshme doli se nuk janë shkaktuar dëme të përhershme. Policia ka thënë se zjarri është shkaktuar nga një cigare e hedhur përtokë ndërsa është duke kërkuar për personin i cili ka hedhur cigaren përtokë. Patat në Kanada janë të mbrojtura sipas ligjit federal.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)