PATOS- Një 40- vjeçar është arrestuar pasditen e sotme pasi ka plagosur me armë një person.

Në pranga e policisë ka rënë Genci Bregu 40 vjeç, banues në Portëz.
 
Bregu pas një konflikti të çastit, motivet e të cilit nuk dihen ende, ka plagosur në këmbë një person me iniciale A.K.
 
Më pas 40- vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ai është arrestuar pak orë më vonë, ku dhe iu gjet arma tip Pistoletë me të cilën kishte qëlluar A.K. 

[gallery]21022[/gallery]


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)