Patozi ironizon Bashën: Që të quhesh kundër Edi Ramës, duhet të jesh pro tij

Patozi ironizon Bashën: Që të quhesh kundër Edi Ramës, duhet të jesh pro tij

Astrit Patozi

TIRANE- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha i cili në një dalje për mediat para takimet me aletatë u shpreh se ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës. Patozi thotë se sipas Bashës, duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij.

"Që të quhesh kundër Edi Ramës, duhet të jesh pro tij. Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrueshëm i mendimit politik shqiptar për të gjitha kohërat.  Sot paska thënë se “ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”. Që do të thotë se duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij. Dhe hajde pastaj bëj debat pas kësaj fraze legjendare! Ia vlen më mirë të dorëzohesh dhe të duartrokasësh, duke e konsideruar veten me shumë fat që ke jetuar në epokën e tij.

 Sepse duhet talent i rrallë që të shqiptosh fjali kaq hijerënda live para kamerave dhe pa t’u dridhur qerpiku", shkruan Patozi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'