'Pazari i hallexhinjve' Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të PD

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim tha Basha sot nga Devolli, Rithemelimi do të fusë Sali Berishën në grupin parlamentar.

Aleancë thotë Basha e hallexhinjve që kanë hesape të hapura me drejtësinë

"Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike. Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë"

 

Kjo është marrëveshja e fundit, që sipas Lulzim Bashës është bërë në Kuvendin e Shqipërisë mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste.

Nga Devolli, kryedemokrati Lulzim Basha tha se kjo marrëveshje bëhet që Berisha të vazhdojë ta trajtojë PD-së si pronë të vetën, ndërsa Rama të mbajë peng vendin.

Për ta trajtuar të gjithë Partinë Demokratike, si pronë private të një njeriu. Edhe më e rëndë është sëmundja në nivel kombëtar, kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij. Me arrogancë ekstreme, me shpërfillje totale për ligjet e vendit dominon kjo sjellje, dominon kjo e keqe. Shqipëria, shteti shqiptar si pronë e Edi Ramës.

Një ditë më parë, nga selia e PD kryedemokrati Basha, për t’ju përgjigjur sulmit që Rama e Berisha sipas tij kanë nisur ndaj drejtësisë, paralajmëroi një paketë ligjore Pro-SPAK që parashikon mbështetje financiare e logjistike për organet e reja të drejtësisë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/04/2024 02:38

    Z.Basha,shpetimi i Xhackes i ka mbetur dhe i takon deleve te PS dhe kjo vlen vetem per kete mandat kuvendi.Te shohim zgjedhjet e reja ne se Rama do t'a trajtoje si S.Tahirin,F.Xhafaj,e ndonje tjeter,apo do t'i jape vend me rendesi.Sa per Berishen dhe /rifutjen/ e tij ne PD zyrtare,jeni ju kryetar,apo Bardhi?! Bardhi vetem celesat e kashtes ka dhe eshte bashkuar me fraksionin e Berishes dhe sa kohe qe beson te vetja se je kryetar i PD dhe firma e vula juaj ka vlere ligjore,hyrja e Berishes as nuk njihet,as ka vlere,keshtu qe mjaft u ankove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty

‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty