PBB-ja e Shqipërisë rritet me 3,84% për 2017-n, kontribuesi kryesor turizmi

PBB-ja e Shqipërisë rritet me 3,84% për 2017-n, kontribuesi kryesor turizmi

Foto ilustruese

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT PBB-ja u rrit me 3,84% në 2017-n.

Lidhur me tremujorin e fundit të 2017-s, INSTAT vlerëson se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,36 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me + 0,66 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,64 pikë përqindje, Ndërtimi me + 0,53 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,28 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me + 0,27 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme dhe Shërbimet e tjera me + 0,15 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me - 0,23 pikë përqindje.

Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,47 pikë përqindje.

Raporti i plotë i INSTAT

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016 shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,72 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 3,65 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria Përpunuese, ku shënoi rritje me 16,72 %.

Ndërsa Energjia Elektrike dhe Industria Nxjerrëse shënuan rënie përkatësisht me 17,25 % dhe 1,99 %. 

Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 4,29 %. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,96 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 21,99 %, si edhe tregtia me shumicë, transporti tokësor dhe ujor. 

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënje prej 6,53 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,24 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 2,64 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 4,14 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 5,60 %. Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, , pati rritje me 4,30 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 4,10 %.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'