PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

Belinda Balluku

Përmes një deklarate, PD thotë se bizneset po vuajnë pasojat e rënies së euros, duke raportuar kosto të rritura dhe më pak të ardhura.

Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, thotë PD duke i kërkuar ministren akuzuar Ballukun të lërë show-n nëpër fasoneri dhe të marrë masa.

DEKLARATË PËR MEDIA ZV.DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË SIPËRMARRJES NË PD, BLERINA GJYRIQI

Monedha e përbashkët europiane prej disa vitesh ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm në Shqipëri, por gjatë vitit 2024 euro ka arritur minimumin. Aktualisht euro këmbehet në tregun tonë valutor me 98.3 ALL, një rënie drastike krahasuar me jo shumë kohë më parë.

Bizneset që kanë kontrata në euro raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura, diçka që ka rritur presionin e mbijetesës në treg. Shumica kanë zgjedhur të sakrifikojnë nga marzhi i fitimit për të mbetur konkurrues. Gjithashtu edhe individët janë prekur nga kjo rënie: rreth 51% e atyre që marrin pagat në euro konfirmojnë se janë ndikuar negativisht pasi shpenzimet e tyre janë në lekë.

Edhe bizneset, të cilat eksportojnë mallra kanë pësuar rënie, me mbi 14.3% krahasuar me një vit më parë. Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, e njohur si fasoneria.

Shumica e bizneseve, prodhuese dhe eksportuese, kanë falimentuar dhe të tjerat janë drejt falimentimit. E gjithë kjo ka çuar në rritje të papunësisë: sipas INSTAT kemi 5 % humbje të vendeve të punës, por nga të dhënat tona ky numër është më i lartë se 10 mijë punonjës, referuar vetëm industrive fasoneri.

Fashoja më e prekur janë bizneset që kanë pasur më pak se 100 të punësuar. Efekti është i njëjtë dhe për sektorin e turizmit që kontratat i ka në euro. Kjo situatë e rënduar mbi këto industri e fut ekonominë shqiptare në një ngërç të madh pasi ka një impakt negativ ekonomik dhe social.

Në prill të vitit 2024 është miratuar VKM për një paketë ndihme për bizneset në krizë, por me një afat kohor ekzekutimi të limituar (vetëm një muaj) shtator-tetor i vitit 2024, duke kufizuar aksesin për aplikim. Edhe në këtë rast, sikurse të gjitha punët e qeverisë, edhe kjo vetëm për fasadë, për t’i mbyllur gojën bizneseve.

Zhvlerësimi i euros nuk pasqyron aspak një fuqizim të monedhës vendase, përkundrazi është rezultat i mbushjes së tregut me financa të zeza të pakontrolluara, që po shkatërrojnë çdo balancë ekonomike. Rënia e euros dhe mosreagimi lidhen me faktin se qeveria po shlyen një borxh publik më të lirë.

Sasia e madhe e parave të pakontrolluara dhe paaftësia apo padëshira e shtetit për t’i kontrolluar po prishin balancat ekonomike duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Biznesi gjykon se Banka e Shqipërisë dhe Qeveria duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Partia Demokratike në mbështetje të biznesit dhe të një ekonomie të shëndetshme kombëtare, kërkon që të merren masa të menjëhershme nga lehtësirat fiskale dhe deri te ndërhyrjet që ndalojnë rënien artificiale të euros.

Ministrja Balluku nuk ka nevojë të bëjë shoë nëpër fasoneri për reklamën e radhës, por të marrë masa të menjëhershme dhe t’i përgjigjet kërkesave të bizneseve, pasi ato janë promotorët e zhvillimit të vendit. Së bashku e shpëtojmë Shqipërinë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit