Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak nisi me tensione. Shkak për këtë është bërë çadra e vendosur përpara kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e PD.

Sipas përfaqësuesve të PD, deklarata e Veliajt për zhvendosjen e çadrës tek Piramida është një provokim dhe për këtë arsye ata kanë vendosur bojkotimin e mbledhjes së sotme. Ndërkohë, Fabian Topollaj, përfaqësues i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i ka hedhur Veliajt në tavolinë një sërë dokumentesh.  

Ai ka akuzuar kryebashkiakun se është ai që ka bllokuar Tiranën me punimet në qendrën e qytetit dhe jo çadra ku por zhvillohet protesta e PD.

Gjithashtu përfaqësuesit e sëPD janë shprehur se Veliaj duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe se në vend që ai t’u ofrojë shërbim protestueseve ai bën deklarata provokuese.

Veliaj: Tetë vite në pushtet nuk dhatë një batanije, një pjatë supë. Bëtë sherr dhe nuk i shërbyet njeriu.

(Fabian Topallaj i hedh dokumentet në tavolinën e Veliajt)

Veliaj: Bravo ju qoftë. Siç ju munda një herë do ju mund prapë. Sepse nuk ke respekt për qytetarët. Ajo që hodhët këtu janë kreditë e buta. Hodhët bursat, ne do t’i japim. Hodhët banesat sociale, ne do t’i japim. Do t’ia dini këtij këshillit. Faleminderit.
 
Topallaj i rrëmben mikrofonin Veliaj: Rrini me hajdutëritë tuaja. Qytetarët janë në shesh. Ju dhe hajdutët janë këtu.
 
Veliaj: Vazhdojmë…. Rruga e mbarë!