TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën të ditur se PD-ja ka nxjerrë në terren grupe për të monistoruar masat që qeveria po merr për parandalimin e koronavirusit. Sipas Bashës, gjendja nuk është ashtu siç paraqitet nga qeveria, pasi nga konstatimet e grupeve të punës së PD-së, mungojnë maskat mbrojtëse.

"PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë", shkruan Basha.