Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit ku u shpall fitues grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari” për koncesionin e Rrugës së Kombit.
Partia Demokratike shprehet se “Pavarësisht se kush është kontraktori PD gjykon që kjo është një barrë e tepërt për shqiptarët e bizneset.
Zgjidhja afatmesme janë kontratat e mirëmbajtjes. Qeveria ia dha këtë koncesion firmës turke pa asnjë dokument serioz e për cështje pazaresh vendosi te ndryshojë kontraktor në një akt të paprecedentë!
Bashkë me qytetarët PD do ta pengojë këtë koncesion korruptiv ashtu sikur bëri me koncesionin e TVSH”thuhet në reagimin e PD.
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të rrezojë vendimin që i jepte grupit turk “Vendeka Bilgi” koncesionin e Rrugës së Kombit pas ankesës.
Vendimi i KPP erdhi pasi konsorciumi shqiptar ankimoi për parregullsi rezultatin e tenderit. Sipas animimit, grupi turk nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në kontratën koncesionare.
Nga ana tjetër, në ankimim pretendohej se edhe çmimi i ofruar nga konsorciumi turk është mjaft më i lartë se i kompanisë shqiptare. Oferta e grupit shqiptar parashikon 8 milionë euro më pak subvencione nga buxheti. Po ashtu parashikon edhe të vjelë 175 milionë euro më pak nga qytetarët nga tarifa për kalimin e segmentit Kukës Morinë.
Sipas këtij konsorciumi, kompania e renditur e para nuk plotësonte kriteret ligjore dhe kishte ofruar një çmim më të lartë për buxhetin dhe qytetarët për të kryer shërbimin e mirëmbajtjes.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com