PD e Berishës ashpërson sulmin ndaj Dumanit pas hapjes së hetimeve për '21 janarin': Militant i verbër!

PD e Berishës ashpërson sulmin ndaj Dumanit pas hapjes së hetimeve për '21 janarin': Militant i verbër!

Sali Berisha dhe protesta e '21 janarit'

Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës, ka ashpërsuar sulmet ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

Pas nisjes së hetimeve të SPAK për '21 janarin', ku u vranë 4 protestues të pafajshëm në mes të Bulevardit dhe ku kërkohet të zbardhet përgjegjësia edhe roli i Sali Berishës e Lulzim Bashës, kryetari i PD-së nga arresti i shtëpisë ka ashpërsuar sot tonet ndaj kreut të SPAK.

Nëpërmjet një sërë akuzash, Berisha e cilëson Altin Dumanin 'si militant i verbër, mashtrues Grotesk, pa dinjitet e hakmarrës primitiv'.

‘Qytetarët shqiptar panë tek ai një militant të verbër, një mashtrues Grotesk, pa dinjitet, një hakmarrës primitiv, një peng të krimeve të tij që i merrej fryma dhe i ikte fytyra e fliste si në kafaz. Me gjithë këto, ai u largua nga salla shpërblyer me duartrokitje frenetike nga pseudomazhoranca e krimit. Dumani u duartrokit nga deputet e Krimit sepse ai, si asnjë institucion akuze në asnjë vend në Europë përveç Rusisë së Putinit, ka vendosur në arrest politik pa asnjë provë, fakt apo dokument, pra me urdhër politik kryetarin e partisë më të madhe opozitare për të mbrojtur pushtetin e krimit të Edi Ramës dhe vetëm e vetëm, Sali Berisha ka denoncuar me fakte dhe dokumente çdo ditë vjedhjen, korrupsioni e Edi Ramës, familjarëve, qeveritarëve të tij.
Vetëm e vetëm se ai ka denoncuar korrupsionin e Vllahutinëve, Mc Gonigalëve, King Smithëve dhe Kimve të tjerë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit të tij.
Altin mercenari u duartrokit dje sepse ai ka vendosur në ndjekje penale dhe persekutim pa asnjë bazë ligjore kryetarët e dy partive të tjera parlamentare, opozitar dhe të zgjedhur lokal të opozitës.
Me këto akte antikushtetuese dhe antiligjore, Altin Dumani dëshmon veten dhe institucionin që drejton, si një organizatë kriminale politike në shërbim të verbër të narkoshtetit dhe Edi Rames dhe armik i egër opozitës, kushtetutes, ligjit dhe demokracisë.’- shprehet Berisha në një videokonferencë të publikuar nga zyra e shtypit të PD-së, teksa i referohet raportimit në Kuvend një ditë më parë të kreut të SPAK.

SPAK ka nisur hetimet dhe ka marrë në dorë ‘21 janarin’, për të zbuluar rolet e drejtuesve të lartë shtetërorë, Sali Berishës kryeministër i kohës dhe Lulzim Bashës ministër i Brendshëm, në atë që Straasburgu e quan krim të pazbardhur shtetëror, dhe nis hetimet për 3 vepra penale, të kryera në bashkëpunim: Vrasje, shpërdorim detyre dhe pengim për zbulimin e së vërtetës.

Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u vranë 21 janarin e vitit 2011 në Bulevard, përpara kryeministrisë në protestën e opozitës socialiste, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mexhit KASAPRexhep Bule Leka [ kepi ]: 16/07/2024 17:37

    O Sali HAJDUT KRIMINEL po tē mblidhet laku keç ske nga ja mban. Do ta mbyllēsh jetēn nē burg se e meriton. Se i ke duart me xhak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Administrata orë pune me detyrim! Zgjedh kohën të plotësojë 8 orë e 30 min brenda javës dhe 6 orë të premten

Administrata orë pune me detyrim! Zgjedh kohën të plotësojë 8 orë e 30 min brenda javës dhe 6 orë të premten